Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar

16 Janar 2019, 19:18| Përditesimi: 16 Janar 2019, 20:25

  • Share

E di që ka shumë zemërim dhe debat rreth vazhdimit të refuzimit të presidentit Ilir Meta, për postin e ministrit të Jashtëm. Të gjitha hamendjet që janë në lojë për këtë vendim të tij, kanë vendin e tyre, por Ilir Meta tani nuk është duke menduar se çfarë ka të drejtë, por si mund ta mbyllë këtë histori pa kosto.

Ajo që e bën të pavendosur atë, është dilema nëse do të jetë më e lehtë për të, të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit duke u zëvendësuar nga Edi Rama, apo të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj tre akteve antikushtetuese të tij, refuzimin për të dekretuar Lleshajn në bazë të bindjeve, refuzimin për të shkarkuar Bushatin në bazë të pëlqimeve dhe refuzimin për të emëruar ministrin e Jashtëm në bazë të perceptimeve.

Në fakt, edhe pse bën sikur mendohet se kush është ministri i Jashtëm, ai në fakt po mendohet se si ta tejkalojë shkeljen kushtetuese të mos dekretimit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati. Ndaj përkundër reagimeve negative, duket më e arsyeshme që Meta të mos dekretojë as Edi Ramën si ministër të Jashtëm, pasi në këtë moment do të pranojë dhe çertifikojë gjithë shkeljet kushtetuese që ka bërë.

Në këto kushte, rruga më e mirë për të, është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljeve për të cilat është paditur, dhe ta përdorë atë moment për një akt politik. Deri atëhere, Ilir Meta ka shansin ta mendojë se si do t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës si president, apo si lider opozite.

Me gjasa, skenari më i mirë për të është të përdorë vendimet e Gjykatës kundër tij, si shkak për të lënë zyrën e presidentit dhe për t’iu bashkuar opozitës, për të bërë një betejë pa kompromis me Ramën.

Ky do të ishte një moment moment morali pozitiv për të, duke reaguar me dorëheqje, si çdo president në botë, kur Gjykata i thotë që ke shkelur Kushtetutën, dhe ndërkohë do të bënte punë si lider opozite, në këtë gjendje ku është katandisur opozita.

Dekretimi i mundshëm i Edi Ramës si ministër i Jashtëm do ta rëndonte atë njësoj si mos dekretimi i Cakajt, pasi shkelja bazë e tij qëndron tek mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit dhe më pas tek hezitimet dhe refuzimet për emrin e ministrit të ri. Ndaj ai nuk ka pse rrezikon duke qenë selektiv në këtë histori. Gjykata Kushtetuese, sipas gjithë gjasave, do ta çertifikojë atë si shkelës kushtetute, dhe ai duhet ta përdorë këtë rast për një aksion të ri politik.

E vetmja pasiguri për të është ndoshta fakti se duke mos qenë president, mund të jetë më i prekshëm nga ndonjë rihapje dosjesh të vjetra nga drejtësia, por dhe kjo mund t’i shërbejë aksionit politik, pasi Meta ka dhënë porva që nuk trembet nga drejtësia. Ndaj është më mirë që kjo betejë e nisur nga zyra e presidentit të përfundojë në rrugë kundër qeverisë. Është më mirë se sa qeveria ta hedhë atë në rrugë si shkelës kushtetute./TemA/

Komento

Komente

  • Konjak: 16/01/2019 19:42

    Bravo Don Kishoterit eMances,e keni gjetur saktesisht se c'far duhet te beje MetaPale qe jeni edhe njohes te sakt te institucioneve.Jepni nje dore ,per ta rimbekemb,edhe opozites,Se i ngjani saktesisht Sanco Pances.C'do gjeje i jepni drejtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?