Presidenti, rezultoi se është prekur nga frika!

17 Mars 2020, 21:04| Përditesimi: 17 Mars 2020, 21:05

  • Share

Presidenti i Republikës bëri publik njoftimin se ka dalë negativ, pas testit të koronavirusit që paska bërë pesë ditë më parë, pas dyshimeve se ka takuar dike, që më pas ka rezultuar i prekur nga virusi.

Lajm i mirë është që ka dalë negativ, por lajm i keq është pabarazia e një autoriteti të lartë shtetëror para protokollit shëndetësor, për të cilin është rënë dakord të aplikohet në këtë kohë krize.

Deri tani, sipas këtij protokolli, kur takon dikë që është i prekur apo vjen nga një zonë e prekur, duhet të hysh ne vetëkarantinë.

Kështu ka bërë kryeministri i Greqisë apo personalitete të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë vendosur rregulla të ngjashme si ne. Ka vende që rekomandojnë teste për të gjithë. Këtë tek ne e rekomandoi Nazarko dhe më pas Berisha, njëri për arsye publicistike, e tjetri politike.

Shqipëria nuk e ka luksin të japë tamponë për këdo që ka frikë apo dyshime për kë ka takuar. Ne kemi vendosur si rregull se tamponin e merr pacienti që ka shenja sëmundje, pas dyshimeve se ka takuar njerëz të prekur.

Presidenti rezulton se ka pasur vetëm frikë. Nuk ka pasur as shenja dhe as nuk është vetëkarantinuar, siç duhet të bënte në këtë rast.

Biles është i paqartë dhe shpjegimi i tij, se në kë palestër ka qenë dhe kush është ky i sëmuri. Se kështu mund të shpikim të gjithë nga një arsye.

Ky është një leksion i keq për mënyrën se si sistemi i shëndetësisë, reagon me kritere të ndryshme kur je qytetar, dhe kur je president.

Si Ilir Meta mund të ketë mijëra vetë të frikësuar në Shqipëri. Frika është ndjenjë njerëzore në këto raste, por thyrja e rregullave është çnjerëzore, pasi mund të ketë qytetarë që janë me shenja të sëmundjes, që nuk kapin dot 127 dhe nuk marrin dot tampon, ndërkohë që sistemi kuron frikën e presidentit.

Mirë që e bën këtë shkelje, por së paku të mos e bënin lajm, se kështu nxisin një valë të paarsyeshme turmash, që njësoj si Ilir Meta mund të kenë frikë se kanë sëmundje, ngaqë kanë qenë në Itali, apo kanë qenë në vende të njëjta me njerëz të prekur.

Por kjo, që edhe ka bërë testin si i frikësuar, dhe del e mburret që është testuar e ka dalë negativ, është tepër për një vend, që është nën terrorin e pamundësive të sistemit për t’i testuar të gjithë që kanë frikë.

Lëre pastaj që presidentin e kanë ditur trim./ tema

Komento

Komente

  • Lavire Monik: 18/03/2020 14:19

    Isha koronavirusi me vone

    Përgjigju
  • Anxhelo: 18/03/2020 08:14

    Me pasurite e tij nese ja konfiskon shteti e kalojm krizen e koronavirusit

    Përgjigju
  • Keli: 18/03/2020 08:08

    Aman mos na nxirrni ne ekran ate lloj surrati se na neveriti. Turp te kete nxirri leket e jepja te varferve ne qofte se te dhimset populli ty president i opozites se mbi palet nuk je. Mjer kushtetuta jone ke ka garant.

    Përgjigju
  • Populli: 17/03/2020 23:55

    Nuk bie rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • EDI: 17/03/2020 22:41

    Urime skoku kumandar presidenti Komunist .Urojme qe mos te ndodhe asgje nga Corona Virus por uroj dhe shpresoj qe te jete e pa shmangeshme Dinastia SPAK o SKENDERBEU I SKRAPARIT

    Përgjigju
  • moli: 17/03/2020 22:13

    AI ka kohe qe eshte dhjere ne breke….tik-tak--tik-tak...

    Përgjigju
  • 30 vjete ne Politike. ! Investimet ne Mjeksi jo ! Ne xhepat dhe Vila pot e tyre Po.: 17/03/2020 21:38

    Na beheni si te virgjer me Gezimet qe nje Patient ka permiresime. Zoti Ju shpartellofte me minj e mace.. Perjetofshi dhimbjet e shume Nenave Baballareve dhe te gjithe Femijve te pafajshem...

    Përgjigju
  • Korona: 17/03/2020 21:20

    Cfare nuk po ben ky dudum njeri qe te mbesi ne qender te vemendjes... O te shplafte Korona nje ore e me pare... O maskara ... Qe duhesh twrgequr zvarre ti bashke me shume te tjere per cfare i keni bere ketij populli... Cdo minute e juaja te lire apo ne jete ..burgos dhe shkaterron jeten e gjithe Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?