Është bërë zakon kohët e fundit që presidenti ynë poston në faqen e tij çdo lajm që i duket i keq për Shqipërinë. Do t’i mjaftonte një deklaratë OJQ-je, nga ato që i paguan opozita, apo gërmime në internet të stafit për artikuj negativë, që gjoja “ngrejnë alarmin” për kombin shqiptar, dhe presidenti i poston ato për t’u forcuar zërin.
Postimin e fundit që ka bërë në këtë stil, është një shkrim i revistës Monitor, që e nxjerr Shqipërinë vendin me “numrin parë në Europe për jetët e humbura nga COVID-19”, që në fakt, për fat të mirë është gënjeshtër.
Por të tilla postime janë axhendë ditore e stafit të presidentit.
Dje ka pasur një lajm të rëndësishëm, jo nga surrogatet që u referohet presidenti, por nga raporti i “Indeksit të Demokracisë” për vitin 2020, studim i “Intelligence Unit” (EIU), njësia më prestigjioze në botë për këtë fushë.
Sipas këtij studimi, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm duke u ngjitur dy shkallë më lart, nga renditja ku ka qenë, si “regjim hibrid”, e duke kaluar në një stad me gjithë vendet e Europës Lindore që janë anëtare të Bashkimit Europian e që klasifikohen si “demokraci me defekte”.
Sipas raportit në fjalë, në renditjen mes vendeve të rajonit, Shqipëria ka arritur të marrë 6.08 pikë.
Ajo që është e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se raporti ka përfshirë në studimin e tij dhe përgatitjet për zgjedhje dhe ligjin elektoral dhe e ka vlerësuar Shqipërinë edhe për atë që Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se po na pengon të vlerësohemi nga Perëndimi, pra bërjen e një ligji me standarte perëndimore.
Ky klasifikim është ai që lexon Perëndimi për Shqipërinë dhe jo ato që lexon Ilir Meta në filxhanin e Monikës apo në rrethin e OJQ-ve apo gazetarëve që vetë i paguan dhe vetë i citon në Presidencë.
Presidenti duhet së paku për sy e faqe të dalë e të përshëndesë këtë pozicion të ri prestigjioz të Shqipërisë, ndërkohë që vendi pret hapjen e negociatave, dhe Qeveria ka arritur ta çojë atë me krenari në një kalsifikim me çdo vend tjetër të Europës, që është anëtar i Bashkimit Europian apo kandidat, siç është Serbia.
Dhe meqë nuk i bën dora ta shpërndajë një lajm të mirë për Shqipërinë, të paktën të ndalojë këta sharlatanët e Zenit që e sulmojnë, se zgjojnë kuriozitet të njerëzve e lexojnë se njësoj mërzitet opozita.
O mero ,, po si mund te thote fjale te mire nje njeri qe i bie goja ere mut...
Përgjigju