Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

10 Tetor, 11:49| Përditesimi: 10 Tetor, 11:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhej mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku ka marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” dhe është takuar dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka ndarë një foto nga takimi “kokë më kokë”, me Ramën, teksa shkruan se kanë folur për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ne diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s. Për më tepër, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. I jam mirënjohës kryeministrit për dialogun produktiv”, shkruan Zelensky ndër të tjera.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama qafiri: 10/10/2024 12:02

    Hahaha foli me ramen per te rregulluar Ukrainen ? Rregullo njehere vendin tend ti ore legen se i ndoqe te gjithe Shqiptaret nga shtepite e tyre , leri denglat o maskara

    Përgjigju
    • muc xhepa: 10/10/2024 12:20

      Tashti u rregullua Ukraina meqe paska fole me Ramen

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?