Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të vijë në Tiranë më 4 dhe 5 shtator me ftesë të kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Kjo do të jetë vizita e parë e znj. Osmani me ftesë të homologut të saj nga Tirana.
Në një njoftim të Presidencës bëhet me dije se axhenda e vizitës dhe takimet e Osmanit mbeten për tu konfirmuar.
Kjo vizitë e Presidentes Osmani vjen në një moment kur Shqipëria dhe Kosova janë në marrëdhënie të tensionuara mes dy qeverive.
Pak kohë më parë u anulua një takim ndërqeveritar parashikuar të mbahej në Gjakovë, ndërsa në vizitën e fundit të Kryeministrit Rama në Prishtinë, ky i fundit nuk u prit nga homologu Albin Kurti.