Presidentja Vjosa Osmani i ka dorëzuar Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
'Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!'- shkruan Osmani.
Lajmi kryesor:
Në Berat e Durrës, Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri! Presidentja nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’! I dorëzon Ismail Kadaresë nënshtetësinë e Kosovës
M.Q.//ReportTv.al