Manchester City është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në finale e Champions League. Pas fitores 1-2 në Francë klubi me trajner Pep Guardiolës ia ka dalë të mposhtë Paris SG edhe në ndeshjen e kthimit në Angli me rezultatin 2-0.
Pavarësisht të githë premtimeve për përmbysje të Neymar dhe Paris SG City kaloi në avantazh që në minutën e 11. Ishte Mahrez ai që zhbllokoi shifrat, duke i dhënë qetësinë Manchester City-t. Francezët u përpoqën në pjesën e parë për të bërë diçka, por mungesa e Mbappe-s u ndje shumë. Më tej në pjesën e dytë, ishtë sërish algjeriani Mahrez, i cili dyifshoi shifrat. Iluzicioneve për përmbysje më tej i dha fund Di Maria, që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69 për sjellje anti-sportive.
Në përfundim të ndeshjes Guardiola deklaroi se ‘kjo ishte fryt i një pune 5-vjeçare’, ndërsa nga ana tjetër Paris SG nuk arriti të siguronte për të dytin vit radhazi finale e Champions League.
Sonte ndërkohë do të caktohet edhe finalistja tjetër në përballjen e kthimit mes Chelsea-s dhe Real Madrid. Anglezët kanë një avantazh të lehtë në Stamford Bridge, pasi në Spanjë barazuan me shifrat 1-1, ndërsa sonte do kenë vetëm mungesën e Kovacic.
Te Real Madrid pritet rikthimi i kapiteni Sergio Ramos pas dëmtimit, teksa të sigurta janë mungesat e Varane, Carvajal dhe Vazques.