TIRANË- Aktivistja Brizida Gjikondi është bërë pjesë e nismës ndërkombëtare duke prerë flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren Mahsa Amini në Iran, por në Report Tv ajo ka shprehur zhgënjimin që nuk ka pasur një sensibilizim nga gratë e tjera. Në një intervistë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjikondi tha kjo duhet të ishte një shndërruar në një nismë virale në rrjetet sociale.
“Pres që gratë dhe vajza ta bëjnë. Mesazhet kanë qenë pozitive, unë nuk doja që të shihesha si një video e shkëputur nga realiteti shqiptar, do doja të bëhej virale te gratë dhe vajzat shqiptare. Duhet të jemi pranë njëra tjetrës dhe të kontribuojnë më mënyrë njerëzore, se një tufë flokësh nuk vlejnë më shumë e jeta e atyre të vrave”, tha Gjikondi.
Për këtë, fajin e gjen të shoqëria e ditëve, për të cilën shprehet se për fat të keq, shumica është e udhëhequr nga imoraliteti, orientuar drejt veseve dhe jo virtyteve.
“Ne dalim në protestë vetëm kur përdhunohet vajza, apo zihen se kush e ka organizuar, dhe kjo e zbeh kauzën, ne jemi në një krizë të thellë morale si popull, por edhe ne gratë, jo të gjitha, ka shumë që unë e kam ndjerë në krah. Në shumicë të cilësuar shpesh ky lloj realiteti apo moral kombëtar që s’është moral, e ka udhëhequr gratë drejt veseve dhe jo drejt virtyteve, formati i gruas është ajo që është bërë dhe jo ajo e lexuara është një imazh i bukur për këndshëm, kulti është leku, ne jemi në krizë morale dhe t’i duhet të zgjedhësh që sakrifikosh flokët, po nuk është sakrificë. Kur diçka është e brendshme nuk të bën përshtypje që po pret flokët apo një fustan, tha aktivistja.
Për Gjikondin, fakti që në parlament ka më shumë gra, kjo nuk ka shërbyer aspak për të dhënë rezultate konkrete për një sensibilizim ndaj të njëjtës gjini, përkundrazi. Ajo tregon se në parlament ka një gjuhë aspak të denjë nga gratë e për gratë.
“300 gra që janë atje dhe e mbysin kuazën e vlerave shqiptare, se duke qenë se kemi numër të madh deputetesh e ministresh, diskriminimi dhe dhuna është rritur, se po të ishte përkthyer në vërtet në një emancipim të grua do isha dakord, por kur rezultati dhe dhembshuria e kësaj klase politike ndaj grave është zero, por e kanë mendjen që të bëjnë paradën me veshjet firmato, zëri nuk i dëgjohet. Ke disa qenie konfliktuale që përdorin fjalor mashkullor, nuk kemi gjë në terezi dhe nuk mund të presim revolucion feminist që ta bëjnë ata nga ne, aq më tepër me mercenare të emëruara. Revolucionet vijnë nga brenda, nuk mund t’i bësh nga lart poshtë”, përfundoi Gjikondi.
Më 16 shtator 2022, Mahsa Amini, 22-vjeç vdiq në Iran, ndërsa ishte në paraburgim nga policia. Amini u arrestua nga Patrulla e Udhëzimit, skuadra morale e Komandës së Zbatimit të Ligjit të Republikës Islamike të Iranit që mbikëqyr zbatimin publik të rregulloreve të hixhabit, për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. Më shumë se 75 të vrarë dhe 1200 persona kanë rënë në pranga nga protesta e ndezur në Iran për revoltën e vajzës 22-vjeçare të cilën e vranë padrejtësisht.
Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani
Kta popuj i ka denu zoti,a I pat refugjatet qe erdhen nga Afganistani ne Rinas megjithse shpetun koken nga TALEBANET kishte ken e mara e zotit sa zbriten ne Rinas me pas djeg shamin e xhihabin mos more vazhdojn e majn ne Shengjin edhe ata qe iken ne SHBA nuk e hjeken shamine kshtu qe duhet me I lane ne mjerimin e vet se nuk ju punon truni vogel kan ba shplarje truni.
PërgjigjuPse kshu do marresh dekorate nga Kimetja moj xhan? Shiko ndonje gje ne lidhje me Ukrainen, se eshte me trend
PërgjigjuShko lufto ne Iran po ta mbajti mos pri floket ne shqiperi nga kolltuku B.Gj
PërgjigjuKam vetem qellimin e paqes ne bote, asgje personale.. B.GJ.
PërgjigjuCili asht qëllimi i jot..don me e ba flakë edhe këtu te na, mirë ta tha zotnia ma nalt , ik atje ku humbet koka jo flokët.
Me shiko mua, jam e virtytshme!
Përgjigju