Kur janë mbushur 7 ditë nga vrasja e Ylli Luçaj, në një pyll të Himarës, ku 65-vjeçari qëndronte si roje nate pranë makinerive të një kompanie private që po ndërton rrugën Kuç-Himarë, policia dhe prokuroria e Vlorës janë të paqarta për sa i përket drejtimit të hetimeve për këtë vrasje.
Dyshimet bien mbi disa persona që kultivojnë drogë në këtë zonë dhe se krimin e rëndë mund ta kenë kryer nga frika e spiunimit që mund të bënte roja në polici,për kultivimin e drogës. Këto dyshime janë ngritur edhe për faktin se Ylli Luçaj, ka qenë më parë gjatë kohës së Komunizmit informator i sigurimit të shtetit dhe se lidhjet e tij me SHISH, besohet të vijonin edhe në ditët e sotme.
Kjo pasi siç kanë deklaruar në polici disa banorë që kishin njohje me viktimën,shpesh herë Ylli i tregonte me mbruje se ai bashkëpunonte me strukturat e SHISH. Frika e një spiunimi të mundshëm për kanabisin e mbjellë besohet se ka shtyrë persona ende të paidentifikuar për të kryer vrasjen e Ylli Luçaj.
Policia thotë se Luçaj është qëlluar në vendin e tij të punës me 5 plumba kallashnikovi në trup dhe kokë. Ndërkohë pista e një vjedhje të mundshme për këtë ngjarje ka rënë, pasi siç thonë burimet policore, asnjë nga mjetet e ndërtimit të rrugës, nuk është prekur nga autorët. Për më tepër që sendet personale të viktimës dhe sasia e lekëve që ai kishte me vete nuk është vjedhur nga autorët, por janë gjendur në vendngjarje.
Në vendin e punës e vran o debila, për të vjedhur naftë për traktorat shkuan kriminelët atje dhe e vran si pulë fushe.Kush spiun thërret jam spiun mer trapa? Përkundër tregohet i kamufluar.
PërgjigjuNdonje cam do ta ket ber ata meren me pleq
PërgjigjuInjorant!