Foto ilustruese

Kronikë

Prezantohemi si destinacion ‘COVID FREE’, qeveria jep 100 mln lekë për të promovuar Shqipërinë turistike

13 Maj 2021, 11:56| Përditesimi: 13 Maj 2021, 12:06

  • Share

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Turizmit ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin. Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës ‘COVID FREE’.

Një vendim dhe mbështetje e tillë vjen në prag të sezonit turistik, dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që janë realizuar vaksinimet e premtuara përpara qershorit.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit  përcaktuar për këtë vit. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?