Prezantohet në Konferencën e Kryetarëve projektbuxheti, opozita kërkon edhe Paketën Fiskale! Ministrja: Miratohet javën e ardhshme, ka ndikuar lufta (VIDEO)

21 Tetor 2022, 11:39| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 20:27

  • Share

TIRANË- Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2023 parashikohen 631.7 miliardë lekë, ose 7.7% më shumë se në vitin 2022. Shpenzimet 687, 2 miliardë, 8.8% më shumë se viti aktual. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve tha se objektiv kryesor mbetet mbetet ulja e borxhit publik nën 70% të PBB, teksa pritet që rritja ekonomike të jetë 3.6% në nivelin afatmesëm. Ajo tha se s'do ketë ndryshim taksash për biznesin e vogël.

“Pagat deri në 50 000 nuk do të taksohen. Nga masa përfitojnë deri në  70 000 punëmarrës që janë në grupin 40 000 -50 000 all pagë. Nga Profesionet e lira parashikohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit mbi 2 mld lekë kontribut. Bizneset deri në 14 mln lekë do mbetet me taksë 0”, u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj konfirmoi ndryshimin e taksës për prodhuesit e birrës, ndërsa tha se qeveria do të mbështesë politikat në mbrojtje të mjedisit.

“Është parashikuar heqja e akcizës për akumulatorët për mjetet elektrike me efekt 50 mln lekë. Për makinat elektrike ka 0 tvsh në momentin e importit, masë si pjesë e politikave për mbështetjen e mjedisit. Ndryshon akciza e birrës me efekt 260 mln lekë në vit. Kjo unifikon akcizën për prodhimin e birrës vendase dhe të huaj për sasinë 200 hektolitër”, tha ministrja.

Miistrja Ibrahimaj konfirmoi se nuk do ketë ndryshim të çmimit të energjisë për biznesin e vogël dhe konsumatorin familjar, ndërsa një fond12 mld lekë është e parashikuar për këtë sektor. Sipas Ibrahimaj është parashikuar fond prej 2.3 mld lekë për rritje page deri në 6% për mësuesit dhe mjekët në korrik 2023. Po ashtu parshikohet mbështetje për 64 000 familje me ndihmë ekonomike, dyfishim i saj për të moshuarit pa pension pleqërie. Një zë më vete në buxhet është parashikuar për dronët dhe ngritjes së qendrës së sigurisë dhe inovacionit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?