Foto gjatë prezantimit

Prezantohet paketa kundër ngacmimit seksual, Xhaçka: Fenomen që godet FA edhe më moderne se ato shqiptare

3 Mars 2020, 13:04| Përditesimi: 3 Mars 2020, 15:03

  • Share

TIRANE - Me një angazhim personal të sajin në mbrojtje të autoritetit të vajzave dhe grave, ministrja e Mbrojtjes prezantoi sot paketën ligjore kundër ngacmimit seksual në Forcat e Armatosura. Një paketë që vjen në bashkëpunim edhe me PNUD.

"Kjo paketë, një nga gurët e themelit të transformimit dhe emancipimit të FA. Ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet FA edhe më moderne se ato shqiptare. FA sot është një organizatë që ndryshon si nata me ditën nga ato vite. Kemi një forcë moderne, që po evoluon e profesionalizohet nga dita në ditë. Krenare që trendi i viteve të fundit i përfshirjes së grave dhe vajzave është në kahun e duhur. Kjo paketë është pjesë e përpjekjes sonë për të krijuar një forcë ku gratë e vajzat të ndihen realisht mirë. Dokumenti që lancojmë sot synon të parandalojë dhe reduktojë të gjitha format e dhunës. Çdo grua dhe vajzë që dëshiron të kontribuojë për vendin duke u angazhuar në FA, ka sot një garanci më tepër. Personalisht do vijoj angazhimin në mbrojtje të autoritetit të vajzave dhe grave, si motori energjik i FA", u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

38%-40% e grave dhe vajzave në Forcat e Armatosura në botë kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale, sipas të dhënave të NATO-s deri në vitin 2018. Vitet e fundit në Shqipëri është rritur trendi i përfshirjes së grave në FA, ku 18.2% e personit civil dhe ushtarak në Forcat e Armatosura, janë pikërisht gra e vajza. Vetëm për vitin 2019–2020, 35.4% e oficerëve të rinj të graduar janë gra e vajza.

Ministria e Mbrojtjes është institucioni i dytë publik me një politikë kundër ngacmimit seksual, tha Xhaçka.

Foto gjatë prezantimit

Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e UNDP Shqipëri, erdhi në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë, zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?