Artur Lorkowski, Drejtues i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në raportin vjetor për Shqipërinë, që mori presidencën e sekretariatit në 1 janar, dha lajme të mira për mënyrën se si është menaxhuar situata energjetike
‘Implementimi ankandeve që janë bërë për energjinë e rinovueshme ishte një lajm i mirë. Shqipëria vendi i parë që arriti ta kryej një ankand siç duhet me palët kontraktuese. Duam ta theksojmë këtë, është arritje shumë e madhe për vendin tuaj.’- tha ai.
Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese Lorkowski kërkoi përshpejtim të procedurave për dhënien e lejeve për energjinë e rinovueshme, miratimin e rregullatorit të ri për infrastrukturën energjetike, si dhe miratimin e një ligji për impanktin mjedisor të hidrocentraleve
“Ligji mbi impaktin e mjedisor është shumë i nevojshëm për tu realizuar dhe ne ju mbështesim në këtë drejtim. Ka një boshllëk në procesin e analizimit të impaktit mjedisor në Shqipëri. Kjo është një çeshtje shumë e rëndësishme për formulimin e duhur të planit dhe mjedisin në të ardhmen. Çështja e stoqeve të naftës, që kërkon vëmendjen e parlamentin dhe duhet bërë progres në këtë drejtim.”- tha ai.
Për Lorkowskin prioritet mbetet përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian edhe në fushën e Klimës
“Edhe këtu ne mund të ecim përpara. Një nga veprimet është implementimi i plotë i rregullores drejtuese për Shqipërinë. Besoj se do ketë disa përditësime për këtë.”- vijoi ai.
Lorkorwski la dhe detyra për vendin tonë, duke vënë në dukje se objektivi madhor është redukitmi i emetimit të Dioksidit të Karbonit në natyrë deri në vitin 2030. Ai kërkoi fuqizim të investimeve në ekonominë e gjelbërit dhe progres në ligjin për energjinë.