Politikë

Primaret/ Boçi: Baza përcakton kandidatët, grupimi ‘Alibeaj' të respektojë vullnetin e saj! Në proces nuk përjashtojmë aleatët! Çupi: Ftesa për bashkim jo përmes tv

29 Shtator 2022, 14:57| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 16:31

  • Share

Në limitet e kohës, kur opozitarët duhet të nisin përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të bashkive, PD e drejtuar nga Berisha, përmes nënkryetarit Luçiano Boçi i kërkon grupimit Alibeaj t’i bashkohen primareve të inicuara prej tyre.

 “Anëtarësia ka kërkuar që duhet të vendosin cili do të jetë përfaqësuesi I tyre, nuk janë deputetët apo drejtuesit politik. Deputetët e tjerë duhet t’i bashkohen vullnetit dhe votës së anëtarëve të PD, kj oështë karta e bisedimeve me ta. Bashkimi vjen nga baza, nga vullneti i anëtarëve të PD, mendimet ndryshe  nuk sjellin ndonjë ndryshim të madh në zgjedhjen e kandidatëve. Baza nuk mund të jetë peng I qëndrimeve subjective që mbajnë deputetët.” , thotë Boçi.

Por këtë thirrje deputetja e kampit “Alibeaj’, Dhurata Çupi, e konsideron të pasinqertë, pasi sipas saj, përzgjedhja e kandidatëve për qytetarin e parë, nuk duhet të jetë përjashtues.

“Që të bashkohemi duhet të vendosim një metodikë si do të futeni në zgjedhje. Të gjithëve t’i jepet e njëjta mundësi për të marrë pjesë në primare, jo një procedurë primaresh me tendencën për të mos I dhënë mundësi të gjithëve për të qenë konkurentë. Që ta bëjmë këtë, nuk duhet ta bëjmë para Tv, por duhet ta besojmë këtë. Asgjë nuk mund të deklarohet nga njëra palë, e të bëhet fakt për palën tjetër. Asnjë procedurë që bëhet fakt e i imponohet palës tjetër nuk është në shërbim të demokratëve. Është detyrë e drejtuesve për të bërë një hap”, përgjigjet për Report Tv deputetja.

Edhe pse ende nuk janë ulur në një tryezë, ftesën e Ilir Metës dhe partive të tjera opozitare, për të dalë me 1 kandidat, Luçiano Boçi e sheh si pranim të proçesit të primareve,  në të cilat, thotë për Report Tv nuk përjashtohen për të qenë pjesë, as anëtarësitë e tyre.

 “Deklaratat e Metës dhe aleatëve janë pranim i një procesi të iniciuar nga PD, pranim i primareve që domodoshmërisht të çon te konkludimi që fronti opozitar do të ketë një kandidat, jo vetëm në raport me PL por edhe partitë e tjera opozitare. Procesi I primareve do jetë një process që do përfshijë brenda tij edhe pjesë të anëtarësisë së aleatëe. Primaret kanë efektin e përbashkimit. Ajo që është pranuar nga partitë është që nuk do të kemi interference kandidatësh dhe copëzime sipas prirjeve të paragjykuara sipas zonave, por kandidatët më të mirë”, sqaron Boçi.

Edhe në këndvështrimin e deputetes Çupi, opozita duhet të ketë 1 kandidat.

“Duhet një kandidat që t’i kthejmë bashkitë qytetarëve”

Në pritje të dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve, nënkryetari i PD së Berishës Luçiano Boçi I bën thirrje Bajram begajt të qëndrojë mbi palët, e të ftojë të gjithë faktorët politikë për konsultime.

Ora 16:00
Ngritën Komision për financimin rus, PD e Rithemelimit do të thërrasë Lulzim Bashën për shpjegime

 

Disa ditë pasi Kryesia e PD së Berishës ngriti një komision auditimi për të kontrolluar nëse në arkën e partisë kanë kaluar para ruse, nënkryetari Luçano Boçi thotë se Lulzim Basha do të thirret për të dhënë shpjegimet e tij. 

“Ne duam qartazi të ndajmë që PD nuk është infektuar dhe subvencionuar nga para ruse, por kanë qenë përpjekje t ëish liderit të PD që ka shfrytëzuar të qënuurit kryetar i PD, por iniciativat I ka personale. Në rastin konkret ne duam të vërtetoojmë që PD nuk mund ta njollosë askush, as brënda as jashtë. Është e vërtetë që komisioni do të thërrasë edhe auditues të jashtëm të specializuar, kërkon profesionalizëm, pasi nuk është thjesht çështje politike. Është e vërtetë që në arkivat e PD nuk ka dokumentacion, gjë që vërteton që nuk është veprim i PD përderisa dokumentet nuk ekzistojnë, nuk është bërë në emër të PD. Komisioni do thërrasë për të dëshmuar para tij zotin Lulzim Basha. Krahas tij, do të dëgjohen edhe lidershipi I atëhershëm për të dhënë sqarimet e tyre pavarësisht se I kanë dhënë edhe në prokurori. Qëllimi ynë është të ndajmë shapin nga sheqeri”, tha Boçi.

Komisioni i Audimit në PD e Rithemelimit u ngrit të hënën, ndërsa do të drejtohet nga Ledina Mandia.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 29/09/2022 18:51

    Ne shqiperi ka 114 partite dhe 50 te tjera jane shtuar dhe do tevi te tejere krupi parlametare enkejdelibeja dhe partite te qe do krijo basha ose parti fro cupi niko lesi gupi ekelejde alibeja jane keto grupe qe do krijo bashke 1 grupi alibeja me partine demokristjane me partine te balli kombtare me partine partine fashiste me partine me 2 prilli me partine forca shqiperise me partine e djadhe me partine kunder berishe me partine si motra evropiane me oartine bashki me fuqi me parti aratisu me partine astrite patosi me partine bamire topi me partine persekutuar basha me partine gjymasha me partine me gaz me partine komuniste parine miqise itali shqiperise me partine lobing me partine uminiku partiane koco kokodhime me partine janari oattine anglo saksjone partia qe le grate partia uniteti kombatare partia fraksjone partia arxhinjte partia minoritare partia zagare froke cupi me parti abdi baleta partia emigracjoni partia no grata partia specialiste me partite te vogla me partine koca danaj me partine spartak gjela me parti kalakula me partine spiunashi me partine kap qe te kapesh zgjedhje lokale kush fiton epara partia socialiste 2 partia ekelejde alibea treta partia 4fatos nano 5 parti 21 janari 6 partia pionere 7partia e bashe 8 partia fashishte 9 partia monarkike 10 partia djali ramis alise 11 partia perandorise 12 partia naciale clirimtare 13 oartia e sale berisha 14 partia frok cupi 15 partia arben froku 16 partia isa mustafes 17 partia shoqates qemal stafes 18 partia alfred mosiu 19 partia memedhene 20 partia kunder largimi emigrate 21 partia puntore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?