Princ William me familjen

Bota

Princi George paralajmëron shokët e klasës: Babai im do të bëhet mbret, prandaj kini kujdes!

27 Shtator 2022, 20:38| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 20:41

  • Share

Djali i madh i Princit William, Prince George sipas ekspertit mbretëror dhe autorit Katie Nicholl, është i vetëdijshëm që baba ii tij do bëhet një ditë mbret dhe këtë nuk rresht së treguari edhe shokëve në klasë.

" Xhorxhi e kupton se një ditë do të bëhet mbret dhe si djalë i vogël luftonte me shokët në shkollë, duke përdorur shprehjen 'Babai im do të bëhet mbret kështu që ju më mirë kujdes”, tha ai . 

Princi George thuhet se zbuloi se do të bëhej Mbret i Anglisë diku rreth ditëlindjes së tij të shtatë, por nuk është një detaj i konfirmuar zyrtarisht. Sipas librit të shkruar nga Nicholl, Kate Middleton admiron teknikat e prindërimit të përdorura nga Princi Edward dhe gruaja e tij, pasi ata arritën të balanconin fëmijët e tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?