Periferi

Prishtinës dhe Tiranës i duhet vërtetësia dhe vuajta e personave LGBT për t'u bërë më njerëzorë

17 Mars 2022, 21:46| Përditesimi: 17 Mars 2022, 22:03

  • Share

Ndërsa përditë, në mbarë botën e qytetëruar, të gjithë janë të shqetësuar për një dritë në fund të tunelit në luftën e tmerrshme në Ukrainë, në Kuvendin e Kosovës, në gjysmën e partisë së Albin Kurtit, shqetësimi më i madh ishte të mos votohej projektkodi i ri civil, brenda të cilit citohet dhe “bashkësia e njerëzve të gjinive të njëjta”, pra martesa e njerëzve të të njëjtës gjini. Pra në 2022, ka shqiptarë që dëshirojnë të ndalojnë shqiptarë të tjerë të dashurohen me kë të duan, të bëjnë familje me kë duan, të rrisin fëmijë sepse i duan dhe e quajnë mision e jo detyrim apo se kështu bëjnë të gjithë. Bota ka ndryshuar prej kohësh e ndryshon gjithnjë. Zemrat e disave, fatkeqësisht bashkëatdhetarë tanët, janë ngurtësuar në hone që e mendojnë se mund të vazhdojnë persekutimet e individëve-ndryshe. Në këtë rast personave LGBT.

Meqë Shqipëria e Kosova në dekada e dekada kanë qenë përherë vende shumë të vështira për pranimin e njerëzve me prirje seksuale të ndryshme nga ajo që shoqëria ka standartizuar në kohë, ndoshta, do të ishte mirë të mësonte e të kuptonte përtej çështjes së seksualitetit, se çfarë vlerash të shtuara kanë personat LGBT për shoqëritë tona, këtëj dhe andej kufirit shqiptar.

Për shembull GUXIMI. Të lindësh dhe të ekzistosh si person LGBT në dy shoqëri agresive, thumbuese, diskriminuese, përjashtuese, është disafish më e vështirë se të lindësh një njeri “normal”. Do të ishte fare e kollajtë për të gjithë personat LGBT që të shtireshin ndryshe, të fshiheshin, kamufloheshin, vetëm e vetëm që të kishin një jetë pa përçmimin e familjarëve në shumë raste, mohimin e tyre, vështirësitë në punësim, dhunë fizike dhe policore. Në këtë këndvështrim, shumë prej nesh kanë për të mësuar mbi guximin e personave LGBT.

Për shembull, VERTETESIA. Vërtetësia e ekzistencës duket se është një mision fisnik për çdo qënie njerëzore. Të gjithë na mësojnë se të jemi vetvetja, është rruga e vetme dhe e vërtetë për çdo qënie njerëzore në glob. Duke treguar thellësisht natyrën e vet, personat LGBT mund të na mësojnë edhe ne të tjerëve që shpesh fshihemi në qindra maska, se sa e bukur është liria për të qenë vetvetja. Shpalosja e natyrës primare dhe origjinale me të cilat është ngjyrosur ADN-ja e sicilit prej nesh, është një detyrë e përgjegjësi njerëzore. Që nga Nikoleta, transgjinori i parë shqiptar që u deklarua publikisht në një media shqiptare, te Linda Rei, kuptohet lehtësisht sinqeriteti dhe vërtetësia e argumentave të tyre, krahasuar me shumë individë që në publik fshehin dhe kamuflojnë fakte dhe qëllime shumë e shumë më të dëmshme për shoqërinë tonë sesa çështja e seksualitetit, 

Për shembull, VUAJTJET. Përvuajtjet, përbuzja, persekutimet, përndjekja, paragjykimet, kanë qenë dhe janë një rrebesh i përhershëm mbi shqiptarët LGBT. Asnjë shqiptar tjetër nuk ka pasur më shumë se ata mbi kokë mbledhjen e kaq shumë mallkimeve për arsye që nuk varen aspak nga ata. Të gjitha këto vuajtje meritojnë vetëm respekt dhe vendin e duhur në shoqërinë tonë, ashtu si në gjithë shoqëritë më të përparuara në botën e qytetëruar. Ndaj Kosova, deputetët e saj në këtë javë të vështirë, nuk treguan se kanë as mëndje dhe as zemër. Ata treguan se nuk janë dhe aq njerëzorë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artini: 18/03/2022 18:52

    Asnje nuk po i percmon s ndjek nevkrevat. Mos na shkaterro familjen dhe kulturen tone te lutem. Nese merr lek nga Satanistet si Sorosi mallkuar qofsh. Nese nuk ke me ca merresh e kerkon nje mision te ri ne jete ka plot nevoja ky vend per tu zgjidhur. Car do na fusesh pastaj transeskualitetin ne shkolla fillore? E dijme mire se cfare agjende te shpifur ka perendimi.

    Përgjigju
  • Dash nori: 18/03/2022 17:55

    Duket se edhe per ty qenka shqetesim me I madh se Ukraina, te ndryshoje perkufizimi I Marteses. Martesa eshte institut qe nga lashtesia per te ruajtur njeriun nga vetvetja, rritjen e femijve etj. Instituti I marteses nuk eshte aksident, por tradite e vertetuar qe nga lashtesia. Por sic ndodh me shume tradita qe s'i vleresojme duke menduar qe jemi te paret qe kemi gjykuar per kete ceshtje, dhe se miliarda njerez qe nga lashtesia Kane qene budallenj te thjeshte. Sa per respektin per keta njerez, duhen respektuar si te tjeret, sipas parimit te gjithe njerezit jane te barabarte para Zotit dhe ligjit. Kjo s'do te thote qe duhet te jemi dakort me veprimet qe bejne, ose ti duartrokasim per Cdo gje. une them ti vleresojme keta njerez per veprimet e mira, duke anashkaluar te keqijat. Ata s'mund te pretendojne qe e gjithe bota te ndryshoje per te kenaqur nje pakice.

    Përgjigju
  • Illi: 18/03/2022 14:32

    Lgbt duhet te kene te drejtat e tyre, por nuk ka asnje arsye per dikriminin positiv.

    Përgjigju
  • Linda: 18/03/2022 12:39

    Jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?