Agron Hasanaj

Pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, Agron Hasanaj emërohet drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër

6 Mars 2021, 11:43| Përditesimi: 6 Mars 2021, 12:14

  • Share

Agron Hasanaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Hasanaj, vjen në këtë post pas një eksperience disa vjeçare në sistemin banker ku ka drejtuar disa banka të nivelit të dytë në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Agron Hasanaj është një emër i ri në radhët e PS së Shkodrës, si i vetmi kandidat i cili aplikoj në platformën e Deputetit që Duam, duke kaluar disa faza ndërkohë që pritet të jetë edhe pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës

Agron Hasanaj, është lindur dhe rritur në fshatin Nicaj të zonës së Dukagjinit në qarkun e Shkodrës. Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës në degën Administrim Biznes, dhe ka punuar për rreth 10 vite në sistemin banker në Shqipër

Agron Hasanaj, është emri që pritet të përfaqësojë Dukagjinin në listën e Partisë Socialiste të Shkodrës ndërkohe që sot merr edhe postin e Drejtorit Rajonal të Tatimeve ne Shkodër një pozicion i cili drejtohej nga Myzafer Bushi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Www: 06/03/2021 19:42

    Bravo Rama me keto zgjedhje ne Shkoder dote fitosh ner tre ate mete gjatin ke per te marre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?