Barcelona - Atletico Madrid

Pritet vendimi i FIFA-s, Barcelona - Atl. Madrid mund të luhet në Miami

23 Tetor, 16:07| Përditesimi: 23 Tetor, 16:08

  • Share

La Liga në Spanjë kërkon leje nga Federata spanjolle, FIFA dhe UEFA që sfida mes Barcelonës dhe Atletico Madrid të luhet në Miami të SHBA-së.

Sipas “El Pais”, La Liga ka planifikuar ta spostojë ndeshjen në SHBA, më konkretisht në Miami. Thuhet se drejtuesit e dy klubeve kanë dhënë miratimin e tyre, por janë ende shumë çështje për t'u zgjidhur.

Nëse kjo realizohet, do të jetë hera e parë që një ndeshje e La Liga-s të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FIFA do të marrë një vendim në ditët e ardhshme, me ndeshjen që është planifikuar më 22 dhjetor.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka shprehur dëshirën për të organizuar ndeshjet e ligës spanjolle në vende të tjera në vitin 2019, por kjo iniciativë nuk pati një rezultat pozitiv, për shkak të reagimeve të shumta kundër.

Duket se do jetë FIFA ajo që do japë vendimin e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?