TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka pritur sot në takime të veçanta ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük dhe ambasadorin e Italisë, Fabricio Bucci.
Të dy ambasadorët kanë uruar Lindita Nikollën për detyrën e re si kryetare Kuvendi ndërsa mësohet se është diskutuar për të vijuar bashkëpunimet strategjike mes vendeve.
Ambasadori i Turqisë i përcolli Nikollës ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi. Kjo ftesë zyrtare u pranua nga Kryetarja e Kuvendit, ndërsa pritet që vizita të realizohet së shpejti.
“Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe Kuvendi do të punojë për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve në të gjitha aspektet. Bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të rritet e zgjerohet, si një shembull i bashkëpunimit midis institucioneve të të dy vendeve”, tha Nikolla.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka shprehur mirënjohen ambasadorit Bucci për mbështetjen që ka treguar Italia në rrugëtimin e vendit tonë drejt familjes së madhe evropiane.
“Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian”, tha Nikolla.
Pas takimit me ambasadorin e Turqisë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Bucci ka uruar Nikollën për detyrën e re ndërsa bëhet me dije se ka theksuar vullnetin e Titalisë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy palëve.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre”, tha Bucci.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Bucci për mbështetjen që Italia tregon për rrugëtimin e vendet tonë drejt Bashkimit Evropian.
“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik. Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë”, tha Nikolla.