Ferdinand Xhaferraj

Politikë

Priti në takim Shehajn, Xhaferraj: Detyra më çon në krah të çdo kandidati që vjen në emër të partisë

30 Maj 2021, 21:14| Përditesimi: 30 Maj 2021, 21:18

  • Share

Kreu i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka mohuar zërat që ka tradhëtuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën dhe i ka dalë në mbrojtje Agron Shehajt.

Xhaferraj shkruan se detyra instuticionale dhe vlerat e çojnë në të jetë në krah të çdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.

"Në një vend ku çdo ditë luftohet demokracia dhe çdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime.

PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga çdo parim moral dhe etik. Detyra institucionale si kryetar i PD Durrës, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më çojnë të jem në krah të çdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.

Garat dhe respektimi i çdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qershorit", shkruan Xhaferraj.

Kreu i degës së PD-së në Durrës ,Ferdinand Xhaferaj ka prezantuar dje para strukturave të Partisë Demokratike kandidatin për kryetar të kësaj force politike, Agron Shehaj.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?