Pritja madhështore e Ramës në Turqi dhe marrëveshja e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë

10 Janar 2021, 10:52| Përditesimi: 10 Janar 2021, 10:53

  • Share

Protokolli me reminishencat e perandorisë otomane ishte preludi i asaj që do të pasonte në kuadrin e firmosjes së disa marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë. Mesazhi ishte i qartë se do të kishte diçka me rëndësi të veçantë. Dhe kjo ndodhi, u firmos Marrëveshja e Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë (MPS), krahas një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, të shëndetësisë etj. Duke qenë se nuk është thjesht një marrëveshje si të tjerat, MPS ndezi diskursin në ambientet politike brenda vendit dhe nuk pritej të ndodhte ndryshe. Analistë të stampuar në frontin anti Rama i janë vërsulur Ramës, Erdoganit dhe vetë MPS.

Është e habitshme që harxhojnë kaq shumë energji për të gjetur “pika mbështetje” prej nga të zhbëjnë atë që u bë në Ankara. Disa thonë që vizita, pritja madhështore, MPS me gjithë marrëveshjet e tjera janë presion ndaj BE dhe se Rama luan me dy porta. Nuk di ku e gjejnë këtë “kthjellim” e të flasin përçart vetëm se duhet të flasin! Të vizitosh apo të bësh marrëveshje me një vend ballkanik, për më tepër anëtar të NATO, kjo na qenka karshillëk ndaj BE?! Vizita në Turqi nuk ka zbehur dëshirën dhe përpjekjet e Kryeministrit Rama për t’iu bashkuar BE dhe nuk e di ku e lexojnë të kundërtën këta kritikë të stampuar!.. Të shprehish pa kënaqësi ndaj dikujt dhe ti shprehish ato nuk do të thatë bën karshillëk.

Për më tepër Rama pakënaqësitë ndaj BE i ka shprehur më parë nga Brukseli, nga Berlini, nga Parisi dhe nga Tirana. Pra nuk dëgjuam ndonjë të re nëse u kritikua BE, gjë kjo ndodh shpesh edhe mes vendeve anëtarë të BE. Atëherë përse duhet që neve të na ndalohet të shprehemi për ato që ndiejmë? Ca të tjerë, pa u lodhur fare, gjejnë se Rama i bën presion Greqisë, sidomos për çështjen e detit; kur ky konflikt duket se ka marrë një rrugë ku asnjë presion i palëve nuk do ta ndikojë dot. Turqia dhe Greqia kanë problemet e tyre rreth deteve që i ndajnë dhe Shqipëria të vetat. Në këtë çështje sikush do të ndjekin rrugët e veta, për të gjetur zgjidhjet.

Ne nuk mund të ndikojmë për keq, mbase për mirë po. Ka nga ata që shprehin “shqetësimin” mbi afrimin e Ramës me Erdoganin, të cilin e deklarojnë si autokrat të shenjuar e deri diktator. Por harrojnë se me Erdoganin apo Ministrat e rëndësishëm të tij janë takuar e kanë firmosur marrëveshje të ndryshme të rëndësishme edhe udhëheqës të vendeve ku ne duam të vemi. Në fund të fundit këta harrojnë se Erdoganin e ka zgjedhur Populli Turk dhe vetëm po ky popull do ta largojë nga posti i lartë i Presidentit të Turqisë. Sipas tyre ne u dashkemi të presim deri sa të vijë kjo ditë.

Të themi se ne do të presim, por vallë koha do të na presi neve? Kjo, se të mendosh që në Rajonin e Ballkanit nuk ka zhvillime intensive e të rëndësishme të karakterit strategjik që do të maturohen shpejt, do të ishte foshnjëri politike e diplomatike. Kur të shikohet se në Ballkan po ngjizen realitete të reja dhe ne i kemi pritur duar kryq këto ndryshime at’herë do të jetë shumë vonë. Në historinë e Shqipërisë kjo ka ndodhur më shumë se një herë dhe ne duhet të mësojmë nga historia jonë; që të mos vajtojmë humbjen e radhës!… Është koha që në politikën e jashtme të lëvizim shpejt, me kurajo dhe pa dyshim me profesionalizëm. Kjo lëvizje e Ramës është e kësaj kategorie. Për të mos lenë vend për dyshime se po i vihen stërkëmbsha dialogut me Greqinë, Kryeministri shkon për vizitë në Athinë, fill pas vizitës në Ankara. E pra nuk ka vend për të dyshyar për karshillëk apo kurthe të tipit aziatik.

Lëvizjet janë të hapura e ballore, çështjet janë hedhur në tavolinën e shtetarëve dhe zgjidhjet priten të jenë rezultat i dialogut, i diplomacisë dhe organizmavë ndërkombëtare deri në gjykatat e këtij niveli. Për ti ulur vlerat dhe rëndësinë kesaj vizite artikulojnë shprehje foshnjarake si fjala vjen që Erdogan e joshi Ramën apo më keq lëshojnë profka folkloriko-historike si pashai vajti tek sulltani!.. Akoma më keq disa duan ti japin MPS dhe vizitës theksin e fortë fetar. Ndoshta vërtet nuk kanë kuptuar gjë çfarë po ndodh ose iu janë errësuar sytë nga suksesi i vizitës me rëndësi për sot dhe të ardhmen.

Më shumë duket se nuk e kanë përtypur dot suksesin e vizitës; nejse punë e tyre. Personalisht mendoj se për kohën që jetojme, për zhvillimet politiko-strategjike që priten të zhvillohen në Ballkan, politika e jashtme e Shqipërisë duhet të jetë e guximshme dhe jo e ndrojtur, offensive dhe jo në pritshmëri, e hapur dhe jo e mbyllur. Duhet të jemi kurdo herë dhe kudo ku merren vendime me rëndësi historike, sy hapur e në lëvizje. Mos të dremisim në bunkerin e letargjisë dhe kur të zgjohemi të themi: “kështu u nda dhe të kënaqemi me çfarë na ra!..”. Vizita e Kryeministrit Rama në Ankara dhe në vijim në Athinë flasin qartë se, përtej çdo dyshimi dhe përgojimi, politka e jashtme e Shqipërisë ka dalë në pjacë për interesat e Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?