Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Privatizimi i 'Partizanit', Jamarbër Malltezi dhe ortaku Bektashi dalin nesër para gjykatës! Për Sali Berishën GJKKO-së nuk i është dorëzuar njoftimi

22 Tetor 2023, 16:21| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 18:55

  • Share

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi do të zhvillohet në Gjykatan e Posacme të hënën në orën 13.30.

Gjykata nuk ka caktuar ende seancën për ish kryministrin Berisha. Report Tv mëson se nga oficeret e policisë gjyqësore deri në mesditen e së djelës nuk ka ardhur njoftimi që zoti Berisha është njoftuar për masën e sigurisë. Kujtojmë se Berisha mbrëmjen e djeshme refuzoi takimin eme agjentët e policisë së shtetit të cilët shkuan në selinë re Rithemelimit për t'i komunikuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe për t'i marrë pasaportën.

Jamarbër Malltezi, u arrestua mbrëmë në Rinsa, ndërsa kishte dalë për të pritur bashkëshorten e tij, Argitën. Ish kryeministri së bashku me dhëndrin Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi akuzohen për aferën e sport klub partizanit. Çështja po hetohet nga prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja ndërsa gjyqtarja paraprake është Irena Gjoka. Malltezi ka marrë si mbrojtës avokatët Klodian Skendëri dhe Antoneta Sevdari. Vete Berisha njoftoi se nuk ka pranuar të firmose marrjen dijeni nga ana e tij të vendimit të gjykatës.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?