Jo të gjithë janë dakord me qëndrimin e vendit tonë për mbështetjen ndaj Ukrainës. Një qytetar shqiptar kujton konfliktin e vitit 2000-2001 kur Ukraina mbështeti Maqedoninë në sulmet kundër shqiptarëve.
“Memorien e keni shumë të dobët. Ukrainasit kanë bombarduar vëllezërit tanë në Dibër të madhe. Të kemi memorie më të gjatë, janë njësoj, janë vrasës.”
Për shumë të tjerë sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë nuk do të kenë ndonjë ndikim.
“Ka efekt por sanksionet që vëmë ne si bëjnë dëm kujt. S’kemi fuqi, gjithçka për keq është për gjithë Evropën. Duhet ta mbështesim por s’kemi fuqi. S’keni fuqi ekonomike, as ushtarake. Vetëm me fol.
Nuk zë asnjë vend Shqipëria ndaj Rusisë. S’ka asnjë lloj peshe”, shprehen qytetarët.
Shqiptarët i tremben rritjes së çmimeve kryesisht të grurit, i cili në masën 70% importohet nga Rusia.
“Ndikim në ekonomi? Këta thonë që s’do ketë, po dimë ne çfarë bëhet? Ne efektet I kemi akoma që më përpara. Çmimet të rritura. Tani me këtë mund të lëvizim akoma. Ne duhet ti mbështesim. Po të ketë mundësi edhe me ushtarë.
Nga një njeri i papërgjegjshëm ça s’pret. Ne jemi me aleatët jemi të mbrojtur. Bën vaki ai nga Moska e hedh këtu satelitin.
Këto sanksionet që vuri Shqipëria? Po të dojë s’na jep grurë. Fëmijët të shkojnë të luftojnë. Merrni pushkën mos rrini kot”, shprehen qytetarët.
Megjithatë, për disa të tjerë, qëndrimi i Shqipërisë me ofrimin e ndihmës humanitare ndaj popullit ukrainas është i denjë
“Jemi të zhgënjyer por më ka pëlqyer në këtë drejtim Rama. Që tha e presim popullin e Ukrainës.
Shumë të drejta sanksionet. Edhe më të ashpra se Rusia vret njerëz të pafajshëm. Tregon që është diktator”, thonë qytetarë të tjerë.