Probleme me pagat, 8 futbollistë të Kamzës refuzojnë të luajnë kundër Partizanit

3 Shkurt 2019, 14:24| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 14:33

  • Share

Ndeshja e javës së 20 të Superligës mes Kamzës dhe Partizanit ka nisur me një precedent të pazakontë. Skuadra vendase, ajo e Kamzës, ka ‘arnuar’ formacionin pasi pjesa më e madhe e futbollistëve nuk kanë pranuar të zbresë në fushë.

Shkak janë bërë pagat e prapambetura. Situata ka shkuar deri aty sa futbollistët të mos besojnë më asnjë premtim të drejtuesve, ndaj ata kanë vendosur ultimatum ditën e martë, kur në rast se situata do të vijojë e njëjtë atëherë do të bojkotojnë edhe stërvitjen.

Protagonistët e kësaj ‘kryengritje’ janë futbollistët Fukui, Malaj dhe Avdyli. Ndërkohë që në fushë për takimin e sotëm nuk ka pranuar të zbresë as kapiteni Sebino Plaku.

FORMACIONET ZYRTARE
Kamza: Selaci, Shala, Bitri, Orelesi, Bonani, Mumajesi, Arrabal, Peçi, Zisi, Mehmeti, Krasniqi. Trajner: Ernest Gjoka.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Idrizaj, Atanda, Telushi, Mala, Bardhi, Asani, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?