Mbretëresha britanike, Elizabeth II

Bota

Probleme me shëndetin? Mbretëresha Elizabeth II kalon natën në spital

22 Tetor 2021, 08:31| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 08:35

  • Share

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Bukinghem. Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.

Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar. Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe.

Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952. Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philip. Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward./ REL

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?