Erion Veliaj

Kronikë

I rrethuar me policë, Veliaj dërgohet për ekzaminime në një klinikë private në Durrës! E shoqërojnë 30 Forca Speciale të Policisë Burgjeve

17 Korrik, 14:00| Përditesimi: 17 Korrik, 17:27

  • Share

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, është shoqëruar në një klinikë private në Durrës nën masa të rrepa sigurie. Burimet i thanë Report Tv se kryebashkiaku është shoqëruar ditën e sotme për të marrë një trajtim të nevojshëm shëndetësor në spital.

Siç Report Tv mëson, Veliaj ka shkuar në klinikë private për një kontroll që e kryen çdo dy vjet. Por ajo çfarë bën çudi është jo vetën prania e lartë e policëve që ka shoqëruar Veliajn, por edhe fakti se e kanë larguar me urgjencë nga klinika, duke mos i lënë mundësi që kryente konsultën me mjekun mbi rezultatet e ekzaminimit.

Rreth 1 orë e 30 minuta ka qëndruar Veliaj në spital dhe më pas të njëjta forca police e kanë rikthyer me urgjencë sërish në qeli për të vijuar me trajtimin mjekësor brenda burgut të Durrësit.

Po ashtu e çuditshme është edhe fakti se për çfarë duhen kaq shumë efektivë për të dërguar Veliajn në spital. Burimet i thanë Report Tv se Veliaj është shoqëruar me rreth 30 Forca Speciale të Policisë së Burgjeve (DAP). Ndërkohë, të burgosurit në raste të tilla shoqërohen nga një polic burgjesh, por për të dërguar kryebashkiakun e Tiranës deri në spital janë dashur me dhjetëra policë e masa të rrepta sigurie.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit dhe po hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 17/07/2025 20:46

    Edhe kriminelët e rrezikshmëm ,që jan dënuar me burgim të përjetëshëm,nuk jan trajtuar në këtë mënyr.Kjo lloi sjellje ndaj Veliajt,duket qart,që është diçka e organizuar nga kundërshtarët e tij politik,brēnda partisë socialiste dhe jashtë saj.Këta persona,midis tyre edhe ministri i drejtësis,duke shfrytëzuar postin,po bëjnë gjithëçka pēr ta nxier jashtë politikës Veliaj.Kjo është drejtësia e turpit....

    Përgjigju
    • Merovica: 17/07/2025 23:26

      Si nuk do e lene me Arjolen ne makine vetem per nje 5 minutesh?! skandal! Nuk do i jape polici i burgjeve telefonin te beje ca telefonata lart e poshte? turp! As nje pace te ngrohte ne qytetin ku i ka rene bretku duke punuar(vjedhur)?! katastrofe kryeqytetase! Mungon konsulta me mjekun?! po e varrosin me duket!

  • xXx: 17/07/2025 16:58

    Filloi ky me prerje barku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?