Nuk kanë fund problemet në peshëngritjen shqiptare. Pas rasteve të dopingut radhën e kanë problemet me dëmtimet. Erkand Qerimaj është tërhequr nga Europiani i Peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Rumani për shkak të një dëmtimi.
Shkodrani do të garonte të enjten në mbrëmje në kategorinë 77 kg së bashku me Daniel Godellin dhe synonte medalje por dëmtimi e ka penguar që të futet në garë. Vetë Qerimaj në facebook njofton për tërheqjen nga garimi në Europianin e Peshëngritjes ku shkruan:
“Vendosëm që do tërhiqem nga gara pasi kam një inflamacion të tendinës së gjurit nga ngarkesat stërvitore. Pasi e shoh të arsyeshme të mos dëmtohem më shumë që të je mi gatshëm për garat e tjera. Edhe konsulta me doktorin Italian ishte që të bëj pushim”.
Erkand Qerimaj, peshëngritës
Sonte në pedanë për Shqipërinë do të ngjiten Briken Çalja dhe Arbër Çerçizi në peshën 69 kg ndërsa nesër në peshën 77 kg garon Daniel Godelli.
ska me doping u maru
Përgjigju