Problemet në tregun e avokatisë dhe noterisë! Autoriteti i Konkurrencës rekomandime Ministrisë së Drejtësisë

27 Dhjetor 2019, 11:23| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 14:57

  • Share

TIRANE- Avoaktët dhe noterët do të duhet të publikojnë listën e çmimeve për shërbimet e ofruara, ndërsa noterët do duhet që veprimet e tyre ti hedhin në një regjistër elektronik online. Ndërsa autoriteti kontrollues dhoma kombëtare e avokatisë dhe minsitria e drejtëissë do duhet të marrin masat për zbatimin e ligjit 55/2018 të miratuar në parlament.

Është ky rekomandimi i bërë nga autoriteti i konkurencës për ministrisnë e drejtësisë një kopje të sëcilës reporttv e ka siguruar.

Më 24 dhjetor 2019 autoriteti konkurencës i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë rekomandimet për bërë rregullimin për profesionet e lira avokati, noteri.

Në shkresën e Komisionit të Konkurrencës thuhet se duhet plotësuar kuadri ligjor për tarifat e shërbimeve, pasi sot ato vendosen mes klientit, avokatit dhe noterit. 'Konkurrenca' thotë se duhen publikuar çmimet e shërbimeve në çdo zyrë avokatie dhe noterie.

Ajo e ka konsideruar numrin e avokatëve që ofrojnë shërbim në Shqipëri relativisht të lartë dhe të mjaftueshëm për të përballuar kërkesat e tregut. Ndërkohë ajo ka kërkuar që dhoma kombëtare e avokatisë duhet të bëjë ndryshime në status pasi duhet të përshtatet me ligjin për për avokatët të miratuar në vitin 2018.

Ndalur tek profesioni i noterit, Autoritetit i Konkurrencës kërkon nga Ministria e Drejtësisë miratimin e akteve nënligjore pasi kështu zbatohet ligji i ri. Sipas saj noteria është një profesion që licensohet nga Ministria e Drejtësisë. Ajo përcakton se ligji parashikon 1 noter për 15 000 banorë, por duket se qenë se ky numër është shumë i lartë, është pezulluar dhënia e licensave për noter derisa të arrihet ku raport thotë konkurenca.

Pas këtyre rekomandimeve pritet reagimi i ministrisë së drejtësisë dhe dhomës komëbtare të avokatisë nëse do të zbatojnë apo jo detyrimet që kanë për rregullimin e këtij tregu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?