Ajo që ndoshta nuk e kuptojnë shqiptarët, nuk është rezultati i këtyre 6 bashkive, por fakti se linja antiamerikane po merr terren! Të mos harrojmë se edhe në Ukrainë fitoj në 2015 linja pro ruse, qytetarët u sensibiluan dhe e rrezuan përmes një revolucioni duke treguar një qendrës të pashoq e sot, po në Ukrainë, si pasojë e asaj linje kemi një luftë! Shpresoj se qytetarët ta kuptojnë linjën politike që po merr drejtim në Tiranë!
Dy gjëra po rrezikohen seriozisht në Shqipëri e këto janë:
- Demokracia duke rrëshqitur vendi në diktaturë
- Orientimi dhe influenca antiamerikane në politikë
E para është çështje që në nivel lokal nuk po kuptohet e kjo është edhe si pasojë ndoshta e disa përfaqësuesve të PD që nuk e kane trajtuar si duhet këtë argument. Megjithatë kjo është edhe çështje tradite apo edhe se si është ndërtuar politika në nivel lokal.
E dyta, është një çështje që ka pak lidhje me zgjedhjet lokale e për pasojë nuk ka pasur vëmendjen e merituar.
PD, ka një izolim mediatik e deri në censurë. Kjo për faktit se disa media apo gazetar kanë lidhje e interesa të ngushta me politikën që ka për qëllim të pengoj dhe të eliminoj çdo frymë të re që bie ndesh me establishmentit!