Qytetarja teksa merr dozën e vaksinës anti-COVID

Politikë

‘Procesi po ecën pa u ndalur në çdo cep të vendit’, Manastirliu: Brenda qershorit 1 milionë vaksinime kundër COVID-19

24 Maj 2021, 10:28| Përditesimi: 24 Maj 2021, 10:30

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se procesi i vaksinimit po vijon pa u ndalur në çdo cep të vendin tonë, për të arritur 1 milionë vaksinime brenda qershorit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shkruan se 60 mijë doza të Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë.

Ministrja shkruan se deri më tani janë kryer 716,616 vaksinime, ku prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Në fund Manastirliu ka ftuar çdo qytetar të komunikojë me mjekun e familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit kundër COVID-19.

                                                   

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?