Politikë

Rama takim me fermerët në Divjakë e Lushnje: Në mandatin e tretë, 1 mld euro eksporte bujqësore (VIDEO)

31 Maj 2021, 16:53| Përditesimi: 31 Maj 2021, 17:31

  • Share

Investimet dhe mbështetja e dhënë për sektorin e bujqësisë rritur investimet e fermerëve shqiptarë duke synuar gjithnjë e më shumë tregun përtej kufijve.

Kryeministri Edi Rama kreu disa inspektime në fushat e Myzeqesë ku veçoi edhe një herë se fokusi i qeverisë në mandatin e tretë mbeten fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë duke synuar 1 mld euro eksporte.

'Këtu jemi në Divjakë në një kompleks të madh serash prej 3.6 hektarësh nga ku shihet qartë investimi i në teknologji moderne që prodhon 15 mln fidanë. Ky fermer shqiptar furnizon me fidanë tregun vendas dhe të huaj.'- tha kryeministri.

Në takimet e tij me fermerët e Divjakës dhe Lushnjës, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, veçuan se se heqja e TVSH për imputet dhe atë të naftës rritën dhe fuqizuan fermerët duke zgjeruar aktivitetin e tyre dhe shtuar gamën produkteve.

'Edhe heqja e TVSH-së së imputeve dhe e naftës ishte shumë pozitive. Kur erdhëm këtu, kjo zonë mbillej me jonxhë dhe grurë, tani është e gjitha me shalqi dhe perime”, - nënvizoi sipërmarrësi.

“Janë mbështetur me heqjen e TVSH-së së makinerive dhe pajisjeve, ndërkohë duan ta shtojnë investimin dhe për këtë po bëhen gati për një tjetër aplikim”, - u shpreh ministrja Ekonomi.

Ambicia për t'i çuar eksportet bujqësore në mbi 1 miliardë euro bazohet pikërisht tek rritja e zgjerimi i vazhdueshëm i modeleve të tilla të suksesit

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?