Nё historinё shqiptare roli i meshtarёve katolikё, duke filluar nga Meskoha e Arbёrit e deri nё shekullin e njёzetё, ka qёnё gjithnji e njё rёndёsie tё dorёs sё parё. Pёr vetё formimin e tyre intelektual e kulturor klerikёt thirreshin nё oborret princore, kryesisht pёr tё trajtuar marrёdhёniet mes shteteve e ndёrmjet principatave, pra ishin si funksionarё tё ngarkuar me detyrёn e pёrfaqёsuesve tё politikёs sё jashtёme.
Edhe Skёnderbeu, nё organizimin e tij shtetёror kёrkoi bashkёpunimin e meshtarёve katolikё pёr tё zhvilluar, nёpёrmjet tyre, lidhjet me shtetet fqinje, t’afёrt e tё largёt, si Mretёritё e Napolit apo tё Hungarisё, Selia e Shenjtё apo Republikat e Venedikut e tё Raguzёs. Por klerikёt katolikё, shpesh herё, ishin dhe ndёrmjetёs mes tij dhe princёrve shqiptarё, sidomos kur marrёdhёniet me ta bёheshin problematike pёr arsye tё ndryshme.
Mё vonё ipeshkvijtё u bёnё pёrfaqёsuesit mё nё zё tё kulturёs arbёrore, tё vetmit qё i dhanё asaj shtat e brendi, nёpёrmjet lёvrimit tё gjuhёs nё pёrkthimet e Ungjijve, veprat e vetme tё njohura e tё trashёguara nga shekujt e gjatё tё pushtimit osman.
Duke mbajtur parasysh faktin se pushtuesit, gjatё gjithё kohёs sё sundimit tё tyre, nuk lejuan hapjen e asnjё shkolle shqipe, kuptohet se sa i madh e i dobishёm ka qёnё roli i Kishёs nё ruajtjen e identitetit arbёr e shqiptar n’ata shekuj. Edhe dy shekujt e fundit do t’i rezervonin klerit katolik njё rol po aq tё rёndёsishёm nё arsimimin e kulturimin e shqiptarёve, rol qё do tё shtrihej deri nё ndёrtimin e institucioneve tё shtetformimit e vёnien e tyre nё rrugёn e zhvillimit bashkёkohor.
Nё kёtё hulli historike e shoqёrore mё duket se hyn edhe don Anton Kçira, njё nga meshtarёt mё tё pёrkushtuar, mё tё vlerёsuar, por edhe mё tё pёrfolur tё kishёs shqiptare bashkёkohore. Veprimtaria e tij e gjithanёshme shpesh kalon caqet e jetёs sё meshtarit. Veçantitё e dukurive tё botёs shqipfolёse, sidomos nё tridhjetё vitet e fundit, me zhvillimet e tyre tё papёrfytyrueshme pёr pjesёn dёrmuese tё shekullit tё shkuar, pёrligjёsojnё plotёsisht aktivizmin e priftit kosovar, madje e nxjerrin atё nё ballё tё kёrkesave pёr pohimin e domosdoshmёrive jo vetёm fetare e shpirtёrore tё shqiptarёve, kudo qё ndodhen , kryesisht nё diasporё.
Formimi i thellё katolik dhe atdhetar, shpirti i nisjativёs, pёrvoja e ballafaqimit me tё keqen njerёzore tё mishёruar nё komunizmin qё pushtoi trojet shqiptare, qё nё fёmijёri e ndёrgjegjёsuan gjakovarin e ri pёr misionin e tij.
“Gjatё fёmijёrisё sime, arrita tё pёrjetoj tmerre edhe mё tё hatashme se ato tё Luftёs sё II Botёrore. Kur bolshevikёt morёn pushtetin, isha dёshmitar i persekutimeve mё tё pamёshirshme tё intelektualёve si edhe qytetarёve dhe katundarёve tё thjeshtё qё s’pushuan pёr dekada me rradhё sidomos mbi popullin shqiptar. Kam pёrjetuar pamjet mё tё trishtueshme si fёmijё, kur shikoja me sytё e mi pushkatime gjatё ditёs e sidomos kufomat e burrave mё tё zgjedhur qё agjёsoheshin natёn, shumica pa asnjё lloj gjyqi nё brigjet e lumit Erenik....”
Kёshtu do t’i rrёfehej shumё vite mё vonё don Antoni gazetares Ana Tirana pёr revistёn “Ora shqiptare”. Ai ishte mjedisi rrёnqethёs nё tё cilin u rrit meshtari i ardhshёm, i dhjeti fёmijё i njё atdhetari intelektual qё, pёr t’i shpёtuar pёrndjekjeve komuniste serbe nё Kosovёn e ripushtuar nga Serbia mbas katёr vitesh bashkimi me Dheun amё, shkon nё Shkup, nё republikёn e Maqedonisё. Aty Antoni vazhdoi shkollat deri nё pёrfundimin e Fakultetit tё Filozofisё e Teologjisё nё Pazin tё Istrias dalmate. Fёminia pёr tre vjet e gjysmё pa baba, pёrballja pothuaj e pёrditёshme me krimin komunist tё viteve tё para tё mbasluftёs, kanё lёnё gjurmёt e tyre tё pashlyeshme nё formimin e djaloshit qё shquhet pёr gjykimin e tij objektiv e tё pavarur, tё cilin ai e ruan me fanatizёm gjatё gjithё jetёs sё tij.
Me vullnet e dёshirё tё madhe pёr dije ai studjoi me zell e ngulmim deri sa u shugurua prift, pёr t’i shёrbyer popullit tё tij nё funksionin e meshtarit. Nuk dij nёse e zgjodhi atё mision pёr njё prirje tё fortё tё mbrendёshme, apo mendoi se nё shekullin e ateizmit komunist nuk kishte detyrё mё tё rёndёsishme se sa t’i qёndronte afёr grigjёs sё Krishtit pёr t’i sjellё asaj çdo ditё mёsimet e tij. Meshёn e parё e tha nё qytetin e tij tё lindjes, nё Gjakovёn e Bajram Currit e tё Niman Ferizit, kur ishte nё moshёn 28 vjeçare. Meshtari i ri ishte i vetёdijshёm se ai 2 korrik 1967 do tё shёnonte kthesёn e jetёs sё tij, qё tash e tutje do tё merrte rrugёn e misionarit tё fjalёs sё Krishtit mes besimtarёve qё ishin bashkatdhetarё tё tij, qё pёballeshin me njё mjedis aspak miqёsor e me probleme shpesh mjaft tё vёshtira. Kjo ishte korniza nё tё cilёn duhej tё pёrmblidhej veprimtaria e pёrditёshme e detyrёs sё tij. Por, krahas saj, don Antoni i vuri vehtes edhe njё tjetёr synim, atё tё paqtimit e harmonizimit tё besimtarёve katolikё me pjesёn e popullsisё myslimane qё i rrethonte. Ky synim ishte nё pёrputhje me fjalёn e Zotit por edhe me parimin e tij se bashkatdhetarёt e besimit mysliman ishin vёllezёrit e motrat e tij e se harmonia mes tyre ishte melhemi mё i mirё kundrejt dhunёs sё hapur apo tё tёrthortё tё serbёve, qё i kёrcёnonte çdo ditё tё gjithё.
“Meshtari ze vёndin e posaçёm nё jetёn shoqёrore dhe traditёn shqiptare nё pёrgjithёsi. Pse pikёrisht kanё qenё shumё tё respektuar nё popull, atё e tregojnё faktet historike, se bariu shpirtёror ka qenё i vetmi ai qё ka jetuar me ta, si nё ditё tё mira edhe nё ditё tё kёqia. Ai ka qenё baba i shpirtit”.
Kёshtu do tё shprehte bindjen e tij don Anton Kçira nё fjalёn e rastit tё daljes nё pension, mё 13 shtator 1998, tё kolegut tё tij tё nderuar don Prekё Ndrevashaj. Ndёrgjegjёsimi pёr misionin e tij ёshtё njё nga pikat e forcёs sё personalitetit tё meshtarit gjakovar, qё do tё gjente shfaqjen e vet nё tё gjithё jetёn dhe veprёn e tij nё shёrbim tё Kishёs katolike e popullit tё vet. Kёshtu gjatё viteve 70 – 89 nё Gllogjan, ku shёrbeu pa ndёrprerje, don Antoni u bё proverbial pёr bashkёpunimin e tij vёllazёror me hoxhёn e Baranit nё pajtimin e gjaqeve e nё vizitat nё familjet e ndryshme pёr tё gjitha festat e krishtera e myslimane. Djetёvjetёshi i fundit, mbas vdekjes sё Titos, u bё shumё i vёshtirё pёr popullsinё shqiptare, qё ballafaqohej me agresivitetin gjithёnjё nё rritje tё serbёve.
Pёr predikimet nё kishё dhe qёndrimet e hapura kritike kundrejt autoriteteve serbe e veprimeve tё tyre shtypёse, don Antoni u vu nё shёnjestrёn e policisё sё fshehtё sёrbe e Zoti, me mrekullinё e Tij, e shpёtoi duke ndihmuar ikjen e tij pёr nё Amerikё nё vitin 1989, viti i mrekullisё sё shembjes sё komunizmit n’Evropё.
Ardhja nё Detroit, nё kishёn e Shёn Pjetrit e Palit qe njё provё tjetёr e madhe pёr meshtarin gjakovar. N’Amerikёn e lirive e tё drejtave njerёzore don Antoni duhej tё rimёkёmbёte traditёn e Kishёs shqiptare, mbasi bashkёsia e Michiganit ishte e vjetёr dhe e integruar mirё nё jetёn amerikane. Por don Antoni nuk gjeti njё gjёndje tё dobishme pёr shqiptarёsinё e tij n’atё kishё, nё tё cilёn prelatёt e huaj kishin predikuar prej tetё vitesh.
Nё meshёn e parё qё tha u grumbulluan shumё shqiptarё, tё cilёt deri atёherё e ndiqnin pak kishёn ku nuk predikohej nё gjuhёn shqipe. Pranё meshtarit tashmё jo tё ri, ishte at Daniel Gjeçaj, prifti monument i Kishёs shqiptare tё mёrgatёs, qё punonte e jetonte nё Romё. Por qё tё nesёrmen e asaj dite meshe shpresёndjellёse don Antoni u ballafaqua me njё gjёndje tepёr tё vёshtirё pёr bashkёsinё shqiptare tё Detroitit, tё helmuar nga propaganda politike titoiste dhe enveriste, tё molepsur nga pёrçarjet nё gjirin e Mёrgatёs antikomuniste shqiptare, ku mendёsia zotёruese ishte ajo e vitit 1944, me tё gjitha pasojat e kёqia mbi mbarёvajtjen e bashkёsisё. Por nuk mungonin edhe shfaqjet e hakmarrjeve me rreth dyqind tё vrarё nё vite, ndasitё e familjeve, nё tё cilat kishte hyrё pёrdorimi dhe shpёrndarja e drogёs, si pasojё e sё cilёs ishte dhe burgosja e mjaft tё rinjve.
Duhej njё aftёsi e veçantё, njё vullnet e durim shёmbullor pёr tё pёrballuar i vetёm kёtё gjendje, pёr tё gjetur forcat e zgjuarsinё pёr tё rikthyer nё normalitet njё situatё tё komprometuar nё shumё drejtime. Ja si na e pёrshkruan ai vetё kundёrveprimin e tij n’atё kohё nё njё intervistё tё shumё viteve mё vonё dhёnё klerikut don Jeton Thaqi :
“Ҫka ishte shumё interesante e pashё se ky popull ishte i shёndoshё dhe dёshironte shёrim. Kёshtu qё fillova tё predikoj kundёr vёllavrasjes, e cila sё shpejti u ndёrpre. Kjo kolerё ka ditur pёr t’i shkatёrruar pёr 30 vjet njerёzit e pafajshёm, tё cilёt janё detyruar t’i lenё gratё tё veja e shumё fёmijё tё varfёr pa prindё e shumё nёna e etёr pa fёmijtё e tyre tё dashur. Pёrpos kёsaj i a fillova luftёn kundёr drogёs dhe ndasive e pёrçarjeve, kёshtu qё filloi tё dalё nё pah suksesi, ku shumё familje i ribashkova dhe u fola pёr rёndёsinё e kunorёs sё shenjtё tё cilёn duhet t’a ruajmё si sytё e ballit. Kёshtu ngadalё filluan tё tregojnё interes pёr kishёn dhe prej ditёs sё parё u mbush aq shumё me njerёz sa qё menjёherё u pa nevoja pёr njё parking e as nuk kishte vend nё kishё. Kisha i kishte 1300 ulёse megjithatё ishte e vogёl.”
Nё sajё tё pёrkushtimit madhor detyrёs sё tij si “bari shpirtёrash”, si ai qё Ungjilli e pёrshkruan tё lerё tufёn e tё shkojё nё kёrkim tё deles sё humbur, nё sajё tё vullnetit pёr tё mos u epur para asnjё çasti tё vёshtirё, nё sajё tё aftёsisё organizuese e prirjes pёr tё qenё gjithmonё nё lёvizje e veprimtari, nё sajё tё taktit e zgjuarsisё nё marrёdhёniet me njerёzit, nё sajё tё durimit e shpresёs nё ndihmёn e Zotit, don Anton Kçira i a doli t’a kthente kishёn e Shёn Pjetrit e Palit nё njё qendёr besimi e shprese pёr tё gjithё shqiptarёt e Detroitit e mё gjёrё. Kёmbёngulja e tij pёr tё ndёrtuar kishёn e re nё Rochester Hill u vlerёsua nga kardinali i Michiganit, Adam Maida, i cili e ndihmoi pёr t’a ngritur atё, madhhёshtore e tё pёrjetёshme, nё dobi tё bashkёsisё shqiptare t’atij shteti.
Don Anton Kçira e ktheu kishёn e Rochester Hillit nё njё copёz tё vogёl Shqipёrie tё trapiantuar nё njёrin nga shtetet e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Ҫdo vizitor qё shkon pёr t’a parё atё do tё haset sё pari me shtatoret e Skёnderbeut e tё Nёnё Terezёs, simbolet mё tё qenёsishme tё vlerave pёrfaqёsuese tё kombit shqiptar, personalitetet mё tё spikatura tё popullit tonё. E gjithё kjo punё shumёvjeçare e jashtzakonshme u shoqёrua gjithmonё me marrёdhёnie tё shkёlqyera me bashkёsitё myslimane e bektashiane shqiptare n’Amerikё. Nё pёrurimin e kishёs sё re ishin tё pranishёm themeluesi i Qendrёs Islamike shqiptare nё Michigan, imam Vehbi Ismaili, i cili u shpreh: “Zoti i shpёrbleftё ata qё e bёnё tё mundur ndёrtimin e kёsaj kishe madhёshtore”. Duke folur pёr harmoninё fetare tё shqiptarёve, ai mori shembull “pjesёmarrjen e gjashtё klerikёve katolikё nё varrimin e nёnёs sё tij nё Shkodёr mё 1925”. N’atё ceremoni ishte i pranishёm edhe Kryetari i Teqes bektashiane nё Taylor, Shaban Shemsedini, edhe n’emёr tё baba Flamur Shkallёs. Duke dorёzuar 10.000 dollarё, si ndihmё pёr ndёrtimin e kishёs baba Shabani tha: “Kjo kishё me predikimet e saj, nёpёrmjet tё nderuarit don Anton Kçira i ka shёrbyer dhe vazhdon t’i shёrbejё me pёrkushtim tё lartё çёshtjes sё shenjtё”.
Don Antoni e tё tjerё kolegё katolikё tё tij, sё bashku me autoritetet islamikё shqiptarё n’Amerikё, si Baba Rexhepi, Vehbi Ismaili, Flamur Shkalla etj., nёpёrmjet veprёs sё tyre harmonizuese tё jetёs sё bashkёsisё shqiptare nё ShBA, i dhanё tёrthor njё mёsim politikёs sё vjetёr e tё re, qё nuk qenё nё gjendje tё prodhonin asgjё tjetёr veç grindjesh e lufte pёr pushtet e pozita. Ata vunё nё jetё mёsimet e besimeve tё tyre fetare, qё predikonin gjithmonё jo luftёn por paqen, harmoninё e dashurinё mes njerёzve, kёrkesa qё bёhen gjithёnjё e mё tё mprehta nё botёn e sotme, ku egoizmat dhe interesat e ngushta po shkojnё drejt zotёrimit tё jetёs politike e shoqёrore tё shqiptarёve nё tё gjitha trevat e tyre, e jo vetёm tё shqiptarёve.
Don Anton Kçira ёshtё shquar nё vite edhe pёr ndihmesёn e madhe dhёnё çёshtjes shqiptare, sidomos asaj tё Kosovёs nё vitet nёntёdhjetё e n’ata dymijё. Ajo ndihmesё nuk ёshtё kufizuar vetёm nё ndihmat ekonomike tё mbledhura nё famullinё e Shёn Pjetrit e Palit, pёr t’u dorёzuar tek pёrfaqёsuesit e institucioneve tё Kosovёs, por edhe nё veprimtarinё shumё tё pasur kontaktore me personalitetet tё jetёs politike amerikane deri nё Shtёpinё e Bardhё tё Presidentit Clinton. Respekti qё meshtari gjakovar ka fituar nё botёn amerikane e mё gjёrё, tё cilin ai e ka vёnё kryekёput nё shёrbim tё çёshtjes shqiptare, i jep atij njё pёrmasё tё veçantё nё hullinё e pararendёsve tё mёdhenj me zhgun, qё punuan me mish e me shpirt pёr atё çёshtje.
Vlerёsimet e mjaft personaliteteve tё jetёs kulturore e shoqёrore shqiptare nё adresё tё tij, si Ibrahim Rugova, Ismail Kadareja, Pjetёr Arbnori, Sami Repishti, Mergim Korça, Ekrem Bardha, Riza Sadiku, At Daniel Gjeçaj, Don Lush Gjergji e plot tё tjerё, janё dёshmi e personalitetit tё realizuar tё don Anton Kçirёs. Nuk e zbeh atё personalitet njё episod i veçantё i njё kundёrveprimi tё çastit kundrejt njё veprimi kriminal tё pak shqiptarёve qё shkelnin mbi vetitё mё tё vyera tё traditёs e karakterit shqiptar si mirёnjohja e respekti ndaj mikut, njё episod i pёrfolur dhe lakuar jashtё çdo mase e logjike, me njё qёllim meskin e t’ulёt.
Nuk e zbehin ndihmesёn themelore tё don Anton Kçirёs nё jetёn kishtare e atdhetare tё shqiptarёve as mungesa e vlerёsimit nga kryetarёt e vegjёl tё shteteve tё Kosovёs e Shqipёrisё, Atifete Jahjaga dhe Bujar Nishani, qё dekorojnё kishёn e Shёn Pjetrit e Palit, por jo meshtarin e saj, qё ka meritёn kryesore tё mbarёvajtjes sё saj. Ata kryetarё rastёsorё tё shteteve i pёrkasin kronikёs politike shqiptare, ndёrsa don Anton Kçira i pёrket historisё, jo vetёm tё Kishёs bashkёkohore shqiptare, por edhe tё jetёs shoqёrore, nё veçanti tё bashkёsisё sё Mёrgatёs shqiptare tё SHBA.
Gusht 2018
Eugjen Merlika
Shёnim: Kjo ёshtё kumtesa e mbajtur nga autori nё simpoziumin e mbajtur nga Shoqata “Trojet e Arbrit” nё Gjakovё mё 1 gusht 2018, kushtuar jetёs dhe veprimtarisё sё Don Anton Kirёs.