Politikë

Profili i ambasadores Yuri Kim, Ambasada e SHBA jep informacione

30 Maj 2021, 10:45| Përditesimi: 30 Maj 2021, 10:46

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një prezantim të detajuar të ambasadores Yuri Kim, duke përmendur pozicionet që ajo ka mbajtur në karrierën e saj. Përmes një postimi ambasada shkruan se Yuri Kim ka mbajtur pozicione të rëndësishme, ndërsa mori detyrën e re si ambasadore e SHBA në Tiranë në janar të 2020. Vetë Yuri Kim ka prezantuar 3 prioritete e saj kur erdhi në Tiranë, duke thënë se ato janë forcimi i demokracisë, mbrojtjes dhe rritjen e marrëdhënien ekonomike.

 "Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit", shkruan Ambasada e SHBA-së.

Komento

Komente

  • luan: 30/05/2021 11:50

    Suksese te metejshme zonjes se nderuar Juri Kim! Urojme qe dhe misionin e saj ne shqiperi ta perfundoje me sukses dhe jashtre rrjetes se SPAKUT te mos mbetet asnje per be peshk i madh,suke filluar me Saliun,Ilir Meten,Mediun ,LylBashen e te tjere me radhe pas tyre.Kushdo qe kapet qe te kete futur e lyer gishtin ne mjalte dhe ka pasuri qe i tejkalojne burimet e ligjeshme te krijimit te tyre duhet te perfundoje ne qyngje,pa perjashtim.Juri Kim per mendimin tim,pavaresisht ase nuk eshte gjykatese apo prokurore dfuhet te shnderrohet ne nje figure,ikone te luftes kunder krimit e korrupsionit si ne filmin La Piovra "Silvia Conti"! U perpoq dhe Ina Rama dikur,por u ndesh ne Shikun e Berishes dhe ne Djallin e personifikuar me fyrtyre njeriu=Berishen e me gjithe zinxhirin kriminalk e te korruptuar te lidhur pas tij dhe nuk e lane te bente detyren,duke e lene dhe pa pune me ne fund!!!Tani ka ardhur koha qe ky Djall i ndyre te veje perpara gjykates se BKH-se dhe sa me shpejt e pas tij dhe mafiozi sheik i pasur president Like Metaj.Kurse per LyliBashen,ushtarin e Berishes qe mban peng partine me te madhe opozitare dhe ecen ne gjurmet e Berishes,duke nxire e mohuar cdo rezultat te certifikuar dhe nga nderkombetaret e te njohur publikisht,per qellimet e tij e te familjes Berisha do te uroja qe te mos vonoje dhe sh[pallja e tij Non Grata,pasi sic u shpreh dhe zonja Harxhi,kandidate per kryetare ne PD,edhe ky nuk e kalon dot Oqeanin...!Partia Demokratike nuk mund te demokratizohet pa u larguar nga ajo parti jo vetem Berisha ,por edhe Basha,sepse qe te dy jane te lidhur pazgjidhmerisht,pavaresisht shtirjes se Bashes,se gjoja e pengon Berisha,pasi,te pakten ne 2 janar,kane vrare qe te dy dhe Basha eshte po aq i korruptuar sa dhe Berisha,ne mos dhe me i korruptuar e me i ndyre.Ai e do kryesine e partise qe te kete imunitet,sepse eshte i akuzuar e i kapur me presh ne dore dhe jo vetem nje here.Dhe rruga e vetme qe te largohet eshte shpallja dhe e tij Non Grata!Me zgjedhje ne menyre "Demokratike"ai nuk iken,sepse ka punuar qe ne organet e partise te vere njerezit e tij,deputete me shuma te medha te paguara nga sejcili kandidat,po ashtu dhe ne komisionin e zgjedhjeve per kryetar ka veglat e tij etj etj!Ky do te ishte nderi me i madh qe zonje Kim do i bente asaj partie dhe shqiperise,sepse do e clironte nga padronet e asaj partie private te ciftit Berisha-Basha,shokut e bashkepunetorit te vajzes se Berishes ne UNMIK per...dhe jo vetem!Kjo do i sherbente dhe demokracise shqiptare me ne fund,sepse me nje parti te bazuar ne vlera demokratike dhe jo vetem me fjale e me nje kryetar te shkeputur nga influenca e dyshes kriminale Berisha-Basha do te plotesohej me mire spektri demokratik ne kete vend dhe opozita nuk do te mbeshtetej vetem ne teorine berishiste te negativitetit e nxirjes se vendit,te politikes e te kundershtarit,duke e pare ate si armik e jo si nje kundershtar!Kemi 30 vjete qe nga goja e tyre degjojme vetem Jo,vetem kunder,vetem fjalet Kriminel,bandit,degjenerim,vjedhje,venie zjarri e veprime destabilizuese,sharje e kercenime nga kjo opozite i thencin per kundershtarin dhe ne asnje rast te vetem nje kritike per individe ,politikane nga radhet e saj,qe jane kapur shume here me presh ne duar,pavaresisht se kjo e ashtuquajtur parti e dhuneshme eshte burimi i shumices se te keqijave ne kete vend! Sikur ne PS jane mbledhur kriminelet e,kurse ne PD,LSI e ne partite aleate te tyre jane mbledhuer engjejt e bardhe,me ne krye Berishen,Meten,Moniken,Lylin,Mehdi Gerdecin e te tjere!Turp! Mjaft eshte Mjaft!Enough is Enough! Suksese zonjes Kim ne misionin e saj te larte per demokratizimin e perparimin e ketij vendi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?