Foto ilustruese

Prognozë paraprake për 14 majin: 42-50 bashki majtas

17 Shkurt 2023, 09:32| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 09:33

  • Share

Në zgjedhjet e prillit 2021, partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën vetëm 50.9% të votave në rang kombëtar, por falë ndarjes territoriale vendore (që opozita e bojkotoi si proces më 2014), ato morën më shumë vota se sa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK në plot 50 bashki, nga 61 gjithsej. Ndërsa në 42 bashki, PS+PSD morën më shumë se gjysmën e votave të vlefshme. Nga ana tjetër, LSI dhe disa partiza të vogla garuan më vete atëherë, por në shumë bashki, politikanët lokalë të tyre janë bashkuar me mazhorancën ose janë tërhequr mënjanë.

Sa më sipër, i jep një epërsi paraprake mazhorancës pa filluar gara fare, sepse kandidatët e saj do të kërkojnë përsëri votat e atyre zgjedhësve që votuan parvjet për të. Ndërsa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK është i përçarë.

Po edhe sikur të jetë i bashkuar, një sondazh që dizenjova e mbikqyra në janar me 5700 të anketuar nga i gjithë vendi tregonte se raporti i votuesve të vendosur ishte 7 me 6 në favor të kandidatëve socialistë ndaj atyre opozitarë (të të dyja fraksioneve – të Berishës e të Alibeajt).

Po edhe sikur ky raport i votuesve të vendosur të bëhet 7 me 7 në sondazhet e ardhshme dhe Berisha e Alibeaj të bashkohen në 3 mars(!), ata do ta kenë të vështirë të fitojnë në 42 bashkitë ku partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën parvjet më shumë se gjysmën e votave, apo në 8 bashkitë e tjera ku morën më shumë vota se sa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK. Kjo, sepse në shumë prej këtyre bashkive, mazhorancës i janë bashkuar edhe politikanë lokalë të ish-LSI-së dhe të ca partizave të tjera, që kanë influencat e veta në terren.

Për të mos folur pastaj për disa bastione të opozitës (si Shkodra, fjala vjen), ku gara është tashmë e hapur, edhe pse parvjet PS+PSD ishin në dizavantazh…

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?