Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa

Programi i rinisë i PD-së, Zhupa: 5 mln euro mbështetje çdo vit për bizneset e hapura nga të rinjtë!

7 Shkurt 2021, 14:33| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 14:38

  • Share

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një video të postuar në rrjete sociale, ka shpjeguar shkurtimisht se si programi i demokratëve do ofrojë punësim për të rinjtë.

Ajo shprehet se PD do të vendosë në dispozicion 5 mln euro çdo vit në mbështetje të bizneseve dhe sipërmarrjeve që do krijohen nga të rinjtë.

Ina Zhupa thotë se çdo biznesi që bën një kontratë pune për një të ri, PD do i japë 1 mijë euro biznesit nga fond ii punësimit për pagesën e taksave.

“Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave. Kemi programe ‘Brain Gain’ për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti” – tha Zhupa.

PD prezantoi programin për rininë dy ditë më parë. Basha tha se asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Po ashtu kreu i PD-së theksoi se të rinjve do tu shpërndahen 5000 mijë bursa të plota në vit, ndërkohë që shtoi se do të angazhohet ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?