Projekt-buxheti 2025/ Tabaku në Report Tv: Nuk adreson zgjidhje për pensionet! Kemi propozim për minimumin jetik! Takimet e Ramës me pensionistët, justifikime

15 Nëntor, 14:13| Përditesimi: 15 Nëntor, 14:29

  • Share

TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku foli në Report Tv ditën e sotme ku dha disa opinione të saj dhe grupit të PD lidhur me projekt buxhetin për vitin 2025, i cili pritet të diskutohet të hënën dhe të martën në parlament mes protestës së opozitës.

Tabaku shprehet për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se buxheti i 2025 i propozuar nga mazhoranca ka harruar pensionistët, ndërsa përqëndrimi ekonomik është në pak duar dhe në bizneset e tyre.

'Jo vetëm që e them por e kam mbështetur në shifra dhe fakte që buxheti nuk i jep zgjidhje qytetarëve. Nuk është më i madhi ndonjë herë dhe harron pensionistët. Ndërsa rritja e çmimeve nuk kompensohet me rritjen e pensioneve. Nuk i jep përgjigje rënies së bujqësisë, rënies së euros. Sot Banka e Shqipërisë konfirmoi se gjysma e rënies së borxhit vjen si rezultat i kursit të këmbimit. Fokusi nuk janë qytetarët shqiptar. Përqendrimi ekonomik në 200 biznese. Ka shqetësim që qytetarët nuk akomodohen në këtë buxhet.'

Nga ana tjetër, Tabaku vijon se PD ka një propozim konkret për minimumin jetik 200 mijë lek të vjetra.

'Jam përpjekur të bëj propozime konkrete. Sot diskutova për minimumin jetik. Kemi situatë që të ardhurat për frymë dhe kapacitet për të blerë i pensionistëve është nën nivelin 40% të BE. Propozim konkret për minimum jetik 200 mijë lek të vjetra. Sipas sektorëve kam bërë propozime për skemën e TVSH në bujqësi. Propozime për arsimin dhe kërkimin shkencor. Dua ta përmbyll, buxheti nuk i përgjigjet sfidave që ka vendi, as sfidës që kanë bizneset për të investuar në cilës produktesh.'

Më tej deputetja thekson se ka rënë bujqësia, teksa është rritur sektori i ndërtimit prej parave të pista.

'A e dini që ka rënë bujqësia me 1.8% dhe është rritur ndërtimi. Rritja me bazë të ngushtë ndërtimin, që vjen nga pastrimi i parave. Nuk ka rëndësi sa rrite GDP, kur e gjithë shkon tek një grup i vogël. Ky është diskutimi që duam të bëjmë për modelin ekonomik.'

Takimet e Ramës me pensionistët, Tabaku i quan si justifikime për mosrritjen e pensioneve në 12 vite.

'Nëse sot ka informalitet në paga, e dimë që përgjegjës është qeverisja socialiste dhe niveli i taksave. Model që ka shkaktuar informalitet në paga. Sot përgjigja është tek struktura e taksave dhe shpërndarja e të ardhurave. Qeveria për vite thotë që do sjell një skemë pensionesh. Nuk kemi parë gjë. Ka një diskutim që Rama thotë e ndjeji që nuk i kam rritur. Justifikim. Pasi kanë shpërdoruar buxhetin e shtetit tani thonë kënaquni me këtë 250 lek në ditë. Kam parë justifikime që ne do përpiqeni që pagat të deklarohen më shumë. Janë të papranueshme.'

Të martën Tabaku thotë se opozita do jetë në protestë para Parlamentit, teksa në seancë do diskutohet për buxhetin.

'PD nuk ka deklaruar që ka qenë në bojkot. Por 25 deputetë u përjashtuan në mënyrë të padrejtë. Tani jemi në komisione duke diskutuar. Paralelisht ka dhe një protestë në ditët e miratimi të buxhetit. Është caktuar një ditë proteste gjatë diskutimit të buxhetit.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?