Foto nga nxënësit e pranishëm në aktivitet

Sociale

Projekti për Kulturën e Ligjshmërisë dhe Antikorrupsionin, ministrja: Edukojmë që në moshë të hershme nxënësit tanë me vlerat më larta të demokracisë

24 Nëntor 2021, 10:37| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 10:39

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, së bashku me Ministrin e Drejtësisë  Ulsi Manja dhe Ambasadorin Italian në Shqipëri  Fabrizio Bucci kanë lançuar projektin për promovimin e kulturës së ligjshmërisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Ky projekt nisi pak muaj më parë si një bashkëpunim mes dy ministrive dhe Ambasadës Italiane, me qëllim edukimin e nxënësve për parandalimin e korrupsionit dhe përhapjen e kulturës së ligjshmërisë dhe të qytetarisë.

Janë përzgjedhur 4 shkolla të mesme në Tiranë, ku organizata AVVISO Pubblico do të bëjë trajnimin për këtë projekt.

Ministrja Kushi theksoi se për MAS është e rëndësishme që nxënësit t’i pajisim me njohuri dhe aftësi për të qenë profesionistë të aftë, por edhe me vlerat më të mira të qytetarisë dhe të shoqërisë demokratike.

“Për këtë arsye, ne si ministri mbështesim çdo iniciativë dhe projekt që na ndihmon për promovimin e këtyre vlerave tek nxënësit tanë”, shprehet Znj. Kushi.

Sipas ministres mësimi i këtyre vlerave duhet të bëhet në një moshë sa më të hershme për shkak se edukimi është shumë më efektiv tek moshat e reja.

 “Duke pasur parasysh se kujt i drejtohemi, unë do të këshilloja që në materialet tona, aty ku shpjegohet edhe si luftohet korrupsioni, dhe që ne po e bëjmë fort edhe mirë, të mos kemi vetëm thirrje, ftesa, e numra, se nxënësit as do pyesin për to, por të kenë edhe pak zemër e shpirt brenda tyre, sepse mosha e tyre është pikërisht ajo e zemrës dhe shpirtit, që ne nuk duam t’i humbasin. Sepse ne e luftojmë korrupsionin me institucione, me drejtori, me mekanizma ligjorë, ata përdorin shpirtin. Ky duhet të jetë qëllimi ynë final: T’u përgatisim shpirtin dhe zemrën për të mos u korruptuar e as për të tentuar të korruptojnë”., tha ministri i Drejtësisë.

Ministrja Kushi ka falënderuar ambasadorin Italian për rëndësinë që i ka dhënë këtij projekti dhe për angazhimin e tij personal dhe institucional  në mënyrë që ky projekt të eci përpara, si dhe Ministrinë e Drejtësisë për punën e vazhdueshme dhe angazhimin për reformën në drejtësi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?