Politikë

‘Open Balkan’, Tritan Shehu interpelancë me Ramën: Në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme! Kryeministri: E pakonceptueshme, thjesht mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit

2 Dhjetor 2021, 08:14| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 15:21

  • Share

'Open Balkan' është një proces për të jetësuar Procesin e Berlinit, në mënyrë që objektivat e paracaktuara, të mos ngelen në letër', kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në interpelancën në Kuvend të kërkuar nga deputeti demokrat, Tritan Shehu. Ky i fundit tha se kjo nismë është në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme dhe e panevojshme, teksa shtoi se pengon edhe integrimin e vendit në BE.

Rama iu përgjigj akuzave duke thënë se 'Open Balkan' është një nismë për të krijuar një treg të përbashkët Rajonal, që do të rrisë të ardhura në prodhimin e përgjithshëm në vend. Sipas tij, kjo nismë është është veçse një kuadër rregullator, dhe as më shumë e as më pak se kuadri rregullator i BE, i ndërtuar mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Për kreun e qeverisë, nisma nuk ka lidhje fare me Serbinë e Madhe, teksa shtoi se kuadri rregullator është neutral për të gjitha arsyet politike të një vendi apo vendi tjetër.

E teksa Shehu tha se kjo nismë ka dështuar, duke i kërkuar Ramës të deklarojë fundi e saj, kryeministri u përgjigj shkurt se 'Open Balkan' do të vazhdojë pasi është në interes të Shqipërisë.

Planet për krijimin e 'Open Balkan' u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë, ndërsa më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave. Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, teksa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.

 

Ora 10:59
Rama ironi me Shehun: S’më keni dëgjuar, por lexove përgjigjen që kishe shkuar! Më vjen keq që flet me vete! ‘Ballkani i hapur’ do vazhdojë

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të deputetit të PD-së Tritan Shehu, e ironizoi këtë të fundit duke i thënë se ai as nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë në fjalën e tij për ‘Ballkanin e Hapur’. Rama tha se Shehu lexoi përgjigjen që kishte bërë gati të shkruar, dhe kjo për Ramën ishte si të flisje me vete. Në fund të fjalës së tij Rama tha se ‘Open Balkan’, do vazhdojë duan apo nuk duan ato, pasi është në interes të Shqipërisë.

‘Siç kishit shkruar përgjigjen pavarësisht nga fjala ime. Ju nuk më dëgjuar ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq t’ju them që ju flisni me vete dhe për vete. Duke bërë atë që keni bërë tashmë prej kohësh. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur ëhstë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.

Ora 10:54
'Open Ballkan',Tritan Shehu-Ramës: Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë! Nismë e dështuar, deklaroni përfundimin e kësaj loje

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale 'Open Ballkan' integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.

"Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën  pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Ksovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Nallkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë. A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur", tha Shehu.

Ora 10:42
‘Open Balkan’, Rama-Shehut: S’ka lidhje me Jugosllavinë e re! Kosova humbet që nuk merr pjesë në tryezë! Synojmë tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri Edi Rama thotë se me nismën ‘Balkani i Hapur’ synohet një treg i përbashkët Rajonal, ku sipas kreu të qeverisë do të rritet me 6.7 % prodhimi i përgjithshëm shqiptar. Rama tha se në këtë nismë nuk ka lidhje as Jugosllavia e re dhe as Rusia apo Kina. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Kosova humbet duke munguar në atë tryezë.

'Ju thoni se Serbia nuk ka kërkuar ndjesë. Unë ju them se jo sipas meje apo qeverisë Shqiptare, por sipas institucioneve financiare shqiptare, ne duam një treg të përbashkët Rajonal ku të zbatohet 4 liritë themelore të BE-së. Nga ky bashkëpunim mund të arrijmë në 6.7% rritje të prodhimit të përgjithshëm shqiptar. Si mund ta privojmë veten nga kjo. Ne po synojmë të gjejmë burime të reja rritje ekonomike dhe mos të bazohemi vetëm tek këto burime. Një nga burimet e rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal.

Se ku hyn Jugosllavia e re unë nuk e gjej dot. Është një hapësirë ku ne duam dhe unë synoj zbatimin e 4 lirive të BE-së. Ky është një krahasim absurd një lojë fjalësh për të çuan nismën që për mua është interes kombëtar, interes publik. Se si mund të jetë një vizion rus apo kinez i procesit të Berlinit unë nuk e di. Unë di që Ballkani i Hapur është brenda procesit të Berlinit. Kosova humbet duke munguar në atë tryezë. Historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike.’- tha Rama.

Ora 10:33
'Open Ballkan', Rama i përgjigjet Tritan Shehut: Adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve! Kuadër rregullator i krijuar mbi 4 liritë e BE

Për kryeministrin Edi Rama, nisma 'Open Ballkan' është veçse një kuadër rregullator, as më shumë e as më pak se kuadri rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Nga foltorja e Kuvendit, ku iu përgjigj akuzave të Tritan Shehut, Rama u shpreh se kjo nismë adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve. Edhe një herë, Rama theksoi se 'Open Ballkan' është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit.

"Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit ku adresohet në mënyrë praktike domosdoshmëria që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkërisht drejt realizimit të vizionit të këtij procesi si dhe të adreson nevoja e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve, përpunuesve apo tregtuesve të këtij vendi. Ja konkretisht, a e dini ju z.Shehu se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi? Konkretisht 371 eksportues në M.V dhe 165 në Serbi. Meqë thelbi i këtij debati është Serbia, nga 165 eksportues shqiptar në Serbi 57 janë frutash dhe perimesh që prej vitesh janë në aktivitet pavarësisht se çfarë diskutojmë ne apo se cila është panorama politike mbi të cilën ngrihen në mënyrë të nxituar hipotezat për të kundërshtuar zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. Ideja e Procesit të Berlinit janë të qarta për të gjithë deh sa i takon Ballkanit të hapur dua tju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën e Malin e Zi për 'one stop' në kufijtë tanë. Ne jetojmë në një hapësirë gjeografike që nuk e kemi zgjedhur dhe jemi në kushtet ku duhet të stimulojmë, prodhimet, eksportet dhe në ndërkohë këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar duke bërë që. Vetëm në orët e pritjes i kushton vendeve 1% të Prodhimit të Brendshme të vendit. Ky kuadër i përbashkët rregullatorë nuk është as më shumë e as më pak sesa kuadri i përbashkët rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Pra kuadri rregullator është neutral ndaj gjithë arsyeve politike të një vendi apo një vendi tjetër. Për të kaluar transit në Malin e Zi vetëm kostoja për kontrollin veterinar është 80 euro, plus 20 euro për agjencinë doganore, dmth 100 euro çdo kalim dhe nuk flas për koston e kohës së pritjes. Mekanizimi i Ballkanit të Hapur dhe të gjitha marrëveshjet që ne po bëjmë, disa prej të cilave do firmosen këtu në Tiranë para festave, do të bëjnë që lehtësia që do t'u krijohet të gjitha kompanive, rreth 500 kompani shqiptare të jetë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot", tha Rama.

 

Ora 10:17
‘Open Balkan’, Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë, u përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të panevojshëm

Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.

‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE.’- tha Shehu.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/12/2021 13:05

    O Tritan po si nuk zure mënd ti mor mënxyr. Po ti hëngre gjith atë presh zhurdull e prap nuk zure mënd mor fëlliqsir. Po zaten soi e sorollopi juaj e ka katandisur Shqiprin në ktë mjerim të plot. Shqiptarët jan shpërndar si zoqt e korbit në të gjith Botën. Në një k9h që Shqipri halle madhe ështē vëndi më i bukur në Bot. E po të kishte një udhëheqje dinjitoze Shqipria do ja kalonte dhe Zvicrës. Prandaj o Shqiptar kto lloi politikanësh nga të dy krahët hidhini në koshin e plerva.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?