Benet Beci dhe Helidon Bushati

Politikë

Benet Beci prezanton Projektin për Unazën e Alpeve: Në funksion të zhvillim të turizmit! Helidon Bushati akuza: Po premton atë që tentuan të bëjnë demokratët

14 Tetor 2021, 09:53| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 10:56

  • Share

Një ditë më parë, deputeti i PS në Shkodër, Benet Beci premtoi ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, duke e konsideruar aksin më të rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit.

Ai bëri me dije se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë miratimin dhe se së shpejti do të fillojë projekti i detajuar teknik i kësaj rruge dhe se Banka Botërore në kuadër të kredisë për projektin e rrugëve dytësore ka rënë dakord në parim të financojë ndërtimin e kësaj rruge.

"Një ndër akset kryesore me të rëndësishme të qarkut Shkodër është rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj (Theth). Aksi përshkon të gjithë zonën e Dukagjinit dhe një degëzim në lindje të këtij aksi (Lotaj-Lekbibaj) lidh zonën dhe Shkodrën me Lekbibajt në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe më tej Gjakovën në Kosovë. Ky aks i gjatë dhe i vështirë malor është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit. Nga ana tjetër rruga lidh komunitetet e fshatrave të ish-komunave Kir, Shosh e Shalë me Shkodrën duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të tyre. Kolegët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit më dhanë lajmin e mirë se së shpejti do të fillojë projekti i detajuar teknik i kësaj rruge dhe se Banka Botërore në kuadër të kredisë për projektin e rrugëve dytësore ka rënë dakord në parim të financojë ndërtimin e kësaj rruge. Angazhimi serioz i institucioneve të Qeverisë Shqiptare për zgjidhjet teknike dhe gjetjen e financimit për këtë investim mjaft të madh është një sinjal shumë i qartë dhe konkret për mbështetjen e qarkut Shkodër. Jam i bindur që me përpjekjen e të gjithëve do të mund ta kthejmë në realitet edhe këtë projekt", tha Beci.

Por për deputetin e PD-së, Helidon Bushatin, Beci po bën fushatë dhe po premton atë që të demokratët tentuan ta bëjnë në vitin 2013. Sipas Bushatit, në fund të mandatit, PD  miratoi fondin prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir. Por akuzon se me ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama, ku fond u morë dhe iu kalua Korçës.

"Deputeti i rilindjes për Shkodrën paska shpallur dje si arritje të madhe se janë duke biseduar rreth një projekti infrastrukture, në atë që njihet si Unaza e Alpeve. Çdo investim në zonë do të ishte i mirëpritur dhe unë i pari do ta përshëndesja.  Dua vetëm të ndajmë punën nga propaganda. Shihni çfarë diference ka deputeti i rilindjes sot, me veten e tij në vitin 2013. Dhe këtu del edhe dallimi i dy kohëve. Në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult).

Deputeti i rilindjes e mban mend mirë se përveçse dëshmitar, ishte edhe i përfshirë në këtë projekt si drejtues i FSHZH. Sapo erdhi Edi Rama në pushtet, e mori atë buxhet, dhe e dërgoi në Korçë. Ky ishte pra vullneti i rilindjes për qarkun e Shkodrës. Sot, i njëjti na e hedh si realizim premtimi e si vëmendje, një gjë që është në fazën e diskutimit. Po 8 vitet e humbura? Po për këto kush mban përgjegjësi? Mund të kalohet një ditë më propagandë, ndoshta dhe një javë.  Po faktet janë aty dhe s’të lënë të shkosh larg", shkruan Bushati.

Komento

Komente

  • Maja: 15/10/2021 09:40

    Beci eshte Zotni e rrace Zotnish

    Përgjigju
  • Sifi: 14/10/2021 12:15

    Bushat je larg me Becin ,qe e ka treguar veten me pune reale dhe jo premtime boshe .Beci eshte inovator dhe ne KESH petseri dtejtoi ne nenyre ekselente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?