Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, një nga propozuesit e projektligjit për lustracionin që parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike të anëtarëve të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, tha për Report Tv në emisionin "Repolitix", se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe se drejtësia e re nuk duhet të përfshijë më figura të tilla me të kaluar të dyshimtë.
"Besoj se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste. Ata që janë nga komunizmi të merren me profesionet e tyre, nuk them të mos merren...pas 30 vitesh nuk e shohë të arsyeshme që ata që kanë bërë dënime t’i shohë në krye të kësaj reforme apo drejtësie të re. Për mua është hera e parë që bëhet një ligj me nisëm dikë që nuk ka qenë komunist. Në fakt, ai ligj është propozuar që në nëntor. Shqiptarët meritojnë të kenë në institucione jo hetues komunist apo spiun të rëndomtë, pasi është amoralitet të bëjnë ligje këta individë. Në fakt, në 30 vite post komunizëm të gjitha palët kanë menduar të bëjnë ligje për të fuqizuar pushtetin e tyre", tha Murrizi.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i PDK, Nard Ndoka duke thënë se "ka qenë e domosdoshme pastrimi i politikës shqiptare, madje që në fillim të demokracisë. Më tepër do jetë filtri i votës së qytetarit për të pastruar politikën shqiptare".
Gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore, Murrizi tha se duhet shkuar drejt listave të hapura. "Për sa i përket reformës zgjedhore, nuk e ka lënë në hije koronavirusi por e ka lënë në hije epidemia e Patetikëve që nuk lëshojnë karriget. Shqiptarët nuk meritojnë një rikomunizëm të dytë, ata tani duhet të zgjidhin jo të fitojnë. Të shkojnë me lista të hapura që qytetarët të na besojnë dhe ndëshkojnë me votë."
Ndërsa për Nard Ndokën "Reforma zgjedhore do behët shumë shpejt për t'i hapur rrugë axhendës tonë për në integrimin europian."
Shqipria s'ka për tu bër kurr po të vazhdoj të mbaj IDJOT SI MAGJAR NARD DEBIL NDOKA. Nuk ka turp e diskretitim më të madh se sa kur në parlament shef njerëz si IDJOTI nard ndoka në kariken e parlamentit. ZGJOHUNI O SHQIPTAR DEBILA NGA GJUMI LETARGJI ZGJOHUNI.
PërgjigjuBy.. a e gomarit eshte me e zgjuar se Nard Noka
PërgjigjuSa per by... ja kalon Gazmend Bardhi.... se e ka bere telef e i ka mare formen e tubit te TAP-it
Nard Noka zog gomarit.
PërgjigjuRrofte Nard Noka kryeministri i ardhshem i Shqiprise packa se eshte sivllau i gomarit te Fran Ucit
PërgjigjuO Muriz more i shkret po politikën akoma me nard ndokën do ta bësh ? Ky nard ndoka me 8 vjeçare të vazhdoj në politik po kjo është kulmi mor Zot. Ky nard ndoka nuk vlen për roje vreshte jo më politikan. Se po ta vësh roje vreshte nardi e ha gjith vreshtën brënda natës se gomar është mavria.
Përgjigju