Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Ilir Metës për projektligjin e PS për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Ish kryeministri e cilson si ligji 'anti-Meta', që sipas tij bazohet në shpifje. Pyetjes të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, ish kryeministri iu përgjigj në konferencën për media duke thënë se PD është e gatshme që ta kthejë ligjin e lustracionit. Në këtë mënyrë, Berisha e konsideron draftin e mazhorancën për ish-spiunët si një ligj që po bëhet vetëm kundër ish-Presidentit Meta, i cili në dosjen e Autoritetit të Dosjeve rezulton si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar 2 ligje për lustracionin. Në praktikën botërore dhe europiane, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, të lustracionit janë tjetër. Me lustracionin, PD përjashtonte nga funksionet publike të gjithë bashkëpunëtorë, agjentë dhe informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ky ligj është vënë në zbatim në vitin 1996 dhe është kopje e plotë e ligjit të miratuar në çekosllovakinë e asaj kohe dhe u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion.
Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit. Për hir të së vërtetës, identik me atë që ishte sepse ishte ligj me një mbështetje të plotë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë por dhe një lloj miratimi nga institucionet ndërkombëtare. Vec kësaj, shumica e PD miratoi në vitin 1995, një vit para lustracionit, ligjin për dënimin e krimeve kundër njerëzimit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë duke nisur nga Presidenti tek një komandant që zvarriti trupat e të pushkatuarve në kufi. Ky ligj i dërguar nga PS u quajtur Kushtetues dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë dhe do jemi për ligjin e lustracionit. Atë që bën PS, duket se është ligj që po ta quajmë ndryshe, ligji anti-Meta, por kjo është një gjë, e cila bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin”, tha Berisha.
Ndër të tjera, sfidoi qeverinë Rama duke thënë se nëse në projektligjin e PS do të shtojnë personat e shpallur non grata nga SHBA dhe shtetet europiane, atëherë hovi dhe vrulli përballë tyre do të rritet.
"Ka standarde evropiane të qarta, ka rezoluta për për të gjitha këto, nëse do bëjnë një ligj anti Berishë, të provojnë, i siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në draftin e tyre që më kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi ata kanë Lustracionin”, tha ish kryeministri.
Projektligji i PS
Report Tv ka siguruar dokumentin e plotë, ku në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit, është shtuar edhe një pikë e re në të cilën u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.
Sa i përket atyre që aktualisht janë duke ushtruar këto funksione, propozojnë që t’u ndërpritet mandati dhe të shkarkohen automatikisht nga detyra. E thënë ndryshe, në rast se vërtetohen akuzat se Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurmit të Shteti, atëherë do i ndalohet me ligj kandidimi. Duhet theksuar se drafti paraprak është në fazën e propozimeve. Ai do të depozitohet në kuvend për t’u diskutuar më pas në komisionet parlamentare në muajin shtator.
Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse në shtator do të zëvendësojë Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD dhe nëse ka mbështetje të deputetëve demokratë për këtë vendim.
Pyetjes së Report Tv iu përgjigj shkurt duke thënë: “Ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD, të cilat do t’i mësoni dora dorës sipas produktit dhe rezultateve. Kjo është përgjigja ime.”
Sali Berisha, i cili shpesh herë ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, e ka bërë të qartë dhe me plot bindje se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë.
"Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht", tha Berisha.
Sala kerkon t'i jape nje /luster/ me ligj Metes dhe deshiron te na e vendosi prape ne vitrine per shitje!
PërgjigjuKoalicion bajgash Meta-Berisha.
PërgjigjuKy eshte sigurisht..deshmimtari im i rreme..dmth PELICILINA
PërgjigjuDo zoti clirohet megjithmend shqiperia mbas 32 vjetesh!!!!! Shpresojm.
PërgjigjuTi bashk me ilirin keni per tu fut mbren se boll keni nejt e keni ber boz dukesha ramen
PërgjigjuPo ilir floriri vetem ti mund te ishe kaq i qet para se te hyje ne burg
PërgjigjuKy meta qenka prer fare qe i dolen sheshit sekretet e erreta
PërgjigjuTi je palacoja me i madh qe ky vend ka par po na flet per shpifje tani
PërgjigjuO sale o ke shpik ti per sa e sa vite me rradh o ska njeri tjeter mo po boll fole budalliqe
PërgjigjuPo i sali po si te hyje iliri brenda do te vij ty radha
PërgjigjuI erdhi goja kti bilbilit tani qe te mbroj shokun e vet per jet
PërgjigjuSa palidhje flet ti o zot
PërgjigjuO zot sa I shpifur je
Përgjigjume njeri negativ sa ti o non grada skam pare
Përgjigjuti sali po munde me mire mos na dil fare neper intervista se na je shpif fare ste shofim dot me sy
PërgjigjuPo leje more sali flet per ligjin ti bo sikur je i pafajshem etem brockulla ke thene gjith keto vite
PërgjigjuSali sallata qe ka 30 e ca vjet vetem genjeshtra thote
PërgjigjuSi ka ftyr ky krimineli qe drl e flet neper media vetem brockulla
PërgjigjuTurp per ket Berishen qe del e flet kshu neper portale po sigurisht kur ka akoma njerez qe e degjojne pse mos te tallet ky plakushi Saliuuu
PërgjigjuAkoma ska vdekur ky Berisha,vec pallavra flet!! Qeverise Rama si vjen as te maja gishtit kyyy
PërgjigjuO sali plakushi tka kap vapa e?
PërgjigjuKy saliu flet brockulla dhe kujton se eshte me i paster se kto tjeret
PërgjigjuSali rri rehat mos na bej derrderr shume se boll te kemi degju i harrove akuzat e bera mga vet ti per meten e meta per ty
PërgjigjuSali harron akuzat e bera ndaj teje per meten apo jeni bere bashk tani e ruani shpinen e njeri tjetrit
PërgjigjuKta te pd vetem vjedhje kan ber ne vendin ton kte berishen ben mir ta fusi ne burg rama
Përgjigju