Dalja e deputetit të PD-së së Fierit pas deklaratave të kolegut të tij socialist Petro Koçi, rikthyen edhe njëherë partinë kryesore të opozitës, në vesin e vjetër, të partisë-prokuror e partisë-avokat.
Petro Koçi, një nga politikanët me përvojë në vend, i cili u kthye në politikën aktive më 25 prill, qoftë si deputet i qarkut Fier, qoftë si kreu i degës së PS-së, ka bërë një deklaratë politike, e cila në thelb nuk është as thirrje për hetim e as kërkesë për dosje specifike.
Qëndrimi i Koçit, realisht është një qasje e tij dhe në rolin që përfaqëson edhe të elektoratit socialist për të mbështetur fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Një deklaratë, e cila nuk ka nevojë as të keqintepretohet, e as të bëhet një sebep për të sulmuar Petron si një “jakobin që po nxit fushatat ndëshkuese”.
Koçi është një nga politikanët që në aspektin deklarativ është ndër më të saktët ndër vite dhe i kushton kujdes fjalorit në kontekst por edhe në simbolizmin që mund të përfshijë një qëndrim politik.
Ajo që pritej nga ana tjetër e politikës, përkatësisht nga kolegët e PD-së së Fierit, ishte një qasje simetrike për të përkrahur qëndrimet politike që mbështesin drejtësinë, por edhe publikun në aksionin për të goditur pandëshkueshmërinë.
Një qëndrim politik, do t’i bënte mirë publikur për të ndjerë një konsensus të gjerë në lidhje me rolin e politikës kardhi drejtësisë.
Por çfarë bëri Luan Baçi? Ai menjëherë i bëri thirrje SPAK të arrestojë këtë e atë, siç ka bërë Lulzim Basha që në vitin 2013 kur ka nisur drejtimin e PD-së. Një qëndrim prej prokurori sa herë bëhet fjalë për kudnërshtarët politikë.
Madje Basha, edhe pse është jurist, në deklarata e tij nuk ka pasur terma juridike, por si të jetë stër stër nipi i Maximilien Robespierre, kërkon koka të prera, duke vendosur verdiktin në gojën e vet, pa u hapur dosja, pa u shikuar materialet, pa nisur procedurat nga prokuroria, e pa këto të fundit të shkojnë në gjykatë për të kërkuar nisjen e gjykimit.
Një qëndrim ekstrem që PD e ka vetëm kur bëhet fjalë për PS-në, qeverinë, kundërshtarët e saj politik. Ndërkohë që sapo jo vetëm publiku, media, apo edhe akktorë politikë nxjerrin akuza për njerëz të PD-së, kjo e fundit kthehet menjëherë në zyrë avokatie. Pa asnjë mëdyshje.
Shikoni sjelljen ndaj Sali Berishës. i cili ka një verdikt shumë të rëndësishëm nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Lulzim Basha, në fjalën e tij zyrtare për rastin, kërkoi fakte, ju thirr procedurave, bëri apel për të mbrojtur prezumimin e pafajësisë, e të tjera gjëra të këtij lloji.
E pse këtë e kërkon vetëm për Berishën? Po për të tjërët që akuzon, pse nuk kërkon apo apelon që të ndodhë?
Roli politikës realisht nuk është as të bëjë prokurorin, e as të bëjë avokatin, pro të përkrahë institucionet e drejtësisë në rolin e tyre kushtetues.
Por Basha është kapur disa herë duke sulmuar me emër dhe mbiemër anëtarë të institucioneve të drejtësisë, çka penalisht është e dënueshme, e nëse një qytetar i thjesht do ta bënte këtë, do të gjendej o i arrestuar ose i penalizuar, i gjobitur a gjëra të këtij lloji.
Basha, përfiton pikërisht nga qënia në politikën e lartë, çka i jep vetes atributin e “të paprekshmit” që vetëm ai ka të drejtë të sulmojë e të përkrahë. Një politikan i lartë, duhet të japë shembullin se “Ligji është i Barabartë për të gjithë”; si për liderin historik e shpirtëror, ashtu edhe për rivalin e kundërshtarin politik.
Se ky qëndrim: prokuror e avokat sipas mides, e bën Lulzim Bashën, thjesht një personazh të përrallës së suksesshme të William Steig-Shrek-ut, përkatësisht Princesësh Fiona, e cila ditën kishte pamje njerëzore, e natën bëhej përbindësh…/ Tema
Analize e goditur ndaj hipokrizise se "udheheqesit" te opozites. Nese me lejoni nje keshille modeste, u lutem gazetareve qe ne analiza te kesaj natyre ne te ardhmen te mos lene pa permendur mosveprimin e Policise se Shtetit ne Lazarat gjate periudhes 2007-2009 kur "denoncuesi opozitar" Luli ishte Minister i Brendshem. Mosveprimi ne fjale, per nje zone ku kultivimi i kanabisit ishte njohuri publike, eshte shenje e fort se ishte me teper se thjesht paaftesi drejtuese. Faleminderit!
Përgjigju