SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën! Në 2 vite hetim nga 4 akuzat u faktua vetëm mos deklarimin e parave në kufi

4 Mars 2020, 10:54| Përditesimi: 4 Mars 2020, 16:02

  • Share

TIRANE- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vihen zyrtarisht në akuzë nga Prokuroria e Posacme (SPAK) për mos deklarim të hollash në kufi. Pak para se të bëheshin dy javë nga nisja e këtij hetimi, prokurori Klodian Braho i ka komunikuar akuzën avokatit mborjtës të Llallës.

Zgjatjen e këtyre hetimeve e ka kundërshtuar edhe vetë ish-kryeprokurori disa herë në gjykatë, ndërsa kjo kërkesë është rrëzuar duke miratuar afatet e prokurorit Braho.

Fillimisht ky hetim nisi me katër akuza përfshi korrupsionin e madh, pastrimin e parave, shpërdorimin e detyrës si dhe mos deklarimin e parave në kufi.

Por pas dy viteve ajo çka prokuroria ka mundur të faktojë edhe pse ende s'ka një deklaratë publike është vetëm vepra penale e mosdeklarimit të të hollave.

Por cfarë parashikon shkelja e ligjit në këtë formë?

Sipas kodit penal neni 179/a mos deklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi në hyrje ose në dalje të territorit shqiptarë përtej vlerës së parashikuar nga ligji dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.

Sipas legjislacionit shqitparë detyrimi ligjorë është deklarimi i cdo vlere mbi 1 milion lekë apo 10 mijë euro apo dollarë.

Ende nuk dihet shuma për të cilën është vënë nën akuzë Llalla por sipas hetiemve dhe legjislacionit duhet të jetë mbi këtë vlerë për aq kohë sa ai është vënë nën akuzë.

Më herët gjykata i sekuestroi Llallës edhe disa prona ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ato ishin përfituar në mënyrë të ligjshme.

Ish-kryeprokurori Llalla pati dhe përplasjen me ish-ambasadorin Aleksandër Arvizu ndërsa ky i fundit e cilësoi si peshku i madh i korrupsionit.

Ndaj Llallës dhe familjes së tij është marë edhe masa e bllokimit të hyrjes në SHBA, vendim i marrë nga sekretari i shtetit në Amerikë të cilin Llalla aktualisht e ka kundërshtuar me anë të një studio lobimi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kallashi: 04/03/2020 20:47

    Po atij shokut te tij DAKUT KUMARXHI qe e kishte si Mon Kukaleshi qe i therriste te gjithe prekuroret dhe i mbledhte te korrat per llogarine e ketij te pashkolli nga Gramshi kur do i coje ftese OFL

    Përgjigju
  • Populli: 04/03/2020 15:25

    Me ç'fare parash jeton ne GJermani ky hajdut,sekseri Berishes,apo ka filluar pune si marangoz ky i pa shkolle.

    Përgjigju
  • Papi: 04/03/2020 13:32

    Cfar prokuror kurve eshte ky qe ska arrit te zbuloje nga vinin parate kur vetingu flet qarte qe eshte llalla qe duhet ti justifikoi nga i gjeti sepse per spakun llalla dhe kushdo tjeter jane te fajshem dhe jo e kunderta

    Përgjigju
  • Gina: 04/03/2020 13:01

    U mbars mali dhe polli nje mi. Tiku do marri per avokate ne gjyq Rovena Gashin. Nuk harrohet kollaj koha e vjeter

    Përgjigju
  • Xha Braho: 04/03/2020 12:50

    E pate dhe Brahon e KAPS??? Mos shpresoni me ne drejtesine e re te rilindur. Fytyra te vjetra dhe avaz i vjeter. Keto te hollat ose me mire te trashat ku i kishte marre LLALLA? Ato tokat te blera nga nje kriminel per dy leke dhe te shitura 100 fish me shtrenjte ku vajten? Mund ta denoje Rama burrin e financieres se Vilma Nushit? Nuk e beson njeri. Po Sala me Meten ? Jo e jo. Ky maskara duhet vrare per genocidin qe i ka bere ketij populli. Berisha, Meta,Monika, Llalla, Basha, Rama, Gjiinuri dhe e gjithe banda politike shqiptare po nuk u zhduken fizikisht ky vend nuk do beje ndonjehere hajer.

    Përgjigju
  • Hahhahaah: 04/03/2020 12:20

    Spaku i famshem na le me goje hapur per ajuzat kunder Llalles.. Nese cudia me e madhe dy dite zgjat, dhe ne si popull kujtesen e kemi te shkurter

    Përgjigju
  • Spaku: 04/03/2020 12:03

    Haha spaku i famshem. Kjo ishte drejtesia e re? Kjo ishte reforma ne drejtesi? Te bejme valixhet gati dhe te zhdukemi nga ky vend me pak fjale...

    Përgjigju
  • DJ: 04/03/2020 11:08

    Ne te gjithe duhet te distancohemi nga kjo klase hajdutesh , qe pasi na vjedhin na nxjerrin ne rruge ne emer te “ kushtetutes “ . Nqs nje dite do te kishte drejtesi keta njerez duhet te zhvishen nga cdo lloj imuniteti dhe pasurie dhe te jetojne me punen e tyre sikurse sikurse shumica e shqipetareve. Burgu do te na ngarkonte me detyrimin per ti ushqyer akoma me punen tone. Injoroini te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?