Besnik Cengu

Prokurori i Tiranës Besnik Cengu përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë

13 Qershor 2023, 16:49| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 16:53

  • Share

Prokurori i Tiranës Besnik Cengu ndalohet për 15 vite të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ky është vendimi i marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili veç ndërprerjes së vetingut për Cengun që ishte parashikuar në vendimin e KPK-së pranoi dhe kërkesën e Komisionerit publik për të ndaluar Cengun që të rikthehet në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 629, datë 03.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në këtë mënyrë:

i.Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në zbatim të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Cengu, për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare” thuhet në vendimin e trupës gjykuese.

Më 3 mars 2023 KPK vendosi me shumicë votash të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, me argumentin se e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakohshëm.

Ky vendim u ankimua nga komisioneria publike Irena Nino e cila i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin e KPK dhe të vendosë veç ndërprerjes së vetingut për Cengun dhe ndalimin 15-vjeçarë për tu rikthyer në sistemin e drejtësisë.

Ky qëndrim u mbajt edhe nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas tyre nga ana e Komisionit është përdorur gabim baza ligjore për të mos aplikuar pasojat që sjell ndërprerja e vetingut për shkak të mbarimit të statusit të magjistratit, ashtu si përcaktohet në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/07/2023 11:39

    Vetingu vetem heq magjistrate. SPAK wshte gje tjeter, i heton. Mos i ngaterroni. Vettingu eshte proces administrativ, vetem heq, nuk con rob ne burg.

    Përgjigju
  • I verteti.: 13/06/2023 17:28

    Ne ka patur njeri te ndershem, te perkushtuar dhe profesionist, ky eshte Besnik Cengu. Ne prokurori gjithnje do flitet keq per prokurore dhe oficere,por jo te gjithe jane ashtu. PROKURORIA HUMBI NJE ASET TE VYER. Respekte Besnik. P.G

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 13/06/2023 16:58

    Te pakten te kishte ber 5 vjet burg gjith at zullum qe ka ber eh...spaku leshit

    Përgjigju
  • Koli: 13/06/2023 16:54

    I plasi. Kta jane bere BILIONERA. Si fut njeri ne burg, vec i "perjashtojn". KOMIKE. Drejtesi pa pik turpi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?