Kallëzimi i Ilir Metës për vjedhjen në selinë e Partisë së Lirisë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

1 Prill, 10:38| Përditesimi: 1 Prill, 15:52

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore pas kallëzimit të Partisë së Lirisë se në zyrën e këtij subjekti politik, ambientet ku ndodhen serveri dhe pajisjet teknologjike për komunikimet pati ndërhyrje të pautorizuar nga persona ende të paidentifikuar.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen veprime në terren.

6 persona janë pyetur në cilësinë e pasjes dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërkohë janë këqyrur kamerat e subjektit përreth dhe kamerat e selisë së Partisë së Lirisë.  

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar DVR dhe hardiskun e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.

Të martën për këtë hetim do të ketë një takim mes grupeve të punës së opgj-ve, policisë dhe prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinjit: 01/04/2024 16:14

    Jà kemi mberriti dite e te mira.Hajdutet kur vjedhin marrin ekzistuesen dhe e zevendesoje me nje te re.Ja,keta Jane hajdute te mire.I lutem ketyre hajduteve te Vine te vjedhin makinen time se eshte vjeteruar dhe te me lene nje makine me te re.

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/04/2024 14:40

    Budallai hodhi një gur në lum, e 100 prokurorë po dun me e nxjerr

    Përgjigju
    • Por: 01/04/2024 17:13

      Më par duhet me vërtetu a ka pasur vjedhje aty a jo?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?