TIRANË- Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare, në emër të interesit kombëtar dhe brenda disa orëve. Futbollisti i Tiranës Cobbina është marrë i pandehur nga Prokuroria në 24 dhjetor 2019 për falsifikim të lejes së qëndrimit, ndërsa Presidenti Ilir Meta, e ka pajisur me nënshtetësi të veçantë dhe në shmangie të ligji, në datën 28 shtator 2020, me dekret me numër nr. 11747. Cobbina është hetuar dhe më pas marrë i pandehur nga prokurori Adriano Dyrmishi. Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, në harkun kohor prej tre vitesh, ka firmosur dhënien e 419 nënshtetësive shqiptare në emër të interesit madhor kombëtar
Shqiptarja.com mëson se Prokurori Dyrmishi e ka referuar dosjen në Gjykatën e Tiranës, dosje e cila ka kaluar për gjykim. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, vepër për të cilën është marrë i pandehur Winnful Essua Joseph Cobbina, parashikohet në nenin 190 të Kodit Penal. Neni 190 parashikon që “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.
Dosja Penale që vërteton që futbollisti i Tiranës Winnful Essua Joseph Cobbina është në i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit
Gjatë një investigimi nga Shqiptarja.com, u zbuluar se Presidenti Ilir Meta në datën 28 shtator 2020 ka firmosur një dekret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, duke deklaruar se kërkesa është bërë nga vetë futbollisti. Por, disa ditë më vonë zbulua se kërkesa për dhënien e shtetësisë në të vërtetë ishte bërë nga Klubi i Futbollit Tirana dhe jo nga Cobbina, duke nxjerrë kështu zbuluar Presidentin dhe implikimin e tij në këtë skandal.
Winnful Essua Joseph Cobbina
Sipas shkresës, Klubi i Futbollit Tirana në datën 25 shtator i ka kërkuar Presidentit Meta dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.
Shkresa u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s. Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës.
Presidenti nuk ka kryer asnjë verifikim, duke shkelur pikën 6 të nenit 9 të ligjit për nënshtetësinë. Nga ana tjetër, kërkesa e klubit Tirana ne fakt është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili nuk kishte hyrë në fuqi. Pavarësisht nga kjo gafë, Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998. Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t'i kërkojë Presidentit për t'i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër, pasi kërkesa sipas ligjit bëhet në polici.
VIDEO/Detajet nga gazetari i www.Shqiptarja.com Adriatik Doçi
Nje pyetje kisha un? ne fshatin Zagorcan (GURAS )te Pogradecit crkoi presidenti ne dt23 apo filloi fushaten se vetem aty i kane ngelur ca militante LSI-se.
PërgjigjuUne kam 500 letra per te bere ne itali per marrjen e nenshtetesise dhe kam mbi 5 vjet me leje te perhershme,do me duhen dhe 3-4 te tjera pas aplikimit ky qefliu ja jep per 8 ore,ska byth ku te rri ky muhabet
PërgjigjuMerjani mbrapsht me urgjenc,nqs eshte bere ne kundershtim me ligjin
Përgjigjubehet zezaku shqiptar? Jo!
PërgjigjuBravo ju qe e keni hetuar por perpara se te dale ne gazete te regjistrohet nje çeshtje penale ne prokurori dhe pastaj te fillojne procedurat ligjore deri ne gjykate per te dhene fajsine! Nuk ka nevoje per prezantime te ketilla se i njoheim te gjithe se kush jane!! Drejtesia te veproje se paguhen nga 3 milion lek ne muaj dhe rrine b*thpambuk!!
PërgjigjuKE TE DREJTE RAMA,,,QEN PRESIDENT..
PërgjigjuIsh shefin e shtabit qe do leket mrapsht, servilin e Lleshit, e boni gjeneral per 1 ore. Dava shtetesie. E kapen me presh ne dore dhe me video, problem i madh. Ja pra ashtu me te tilla manovra e abuzim mbreteron mafia politike ne Shqiperi. Dje ne HitParade qe Berisha, sot Rama. Sa qesharake, mbani iluzione se nje hale mund te jete me e mire se tjetra.
PërgjigjuPolicia e shtetit mundet të veproi dhe t’ua tërhek shtetësin shqiptare atyre që u është lëdhuar në mënyrë të dushimt!
PërgjigjuDhe ti coje ne Turqi, dhurate Sulltanit si pucista ...
Shqiptaret presin neper Gjermani itali e greqi 10 vjet per nenshtetesi , ky e jep per 8 ore. Ske faj ti mor legen burr
PërgjigjuEme na cani trapin ju si gazetaret investigative te shqiptarja.com, si komentuesit 50 leksha. Ky qeka problemi me u zgjidh ne shqiperi nenshtetsia: si e mori nenshtesine kobina. Po ike ore futuni me nga nje shpelle nga keni dale
PërgjigjuEh mor like floriri.edhe falsifikatoret po na i ben aset kombetar. Te rafte vividi e te fshifte. Jep doreheqjen nga posti i larte dhe nga politika.ti nuk meriton asgje.sa me thelle i futesh liste,aq me rude dalin .
PërgjigjuKy na qeka President? E dinim Has e doli Pras. Kokelope Skrapari hesapi
PërgjigjuA jeni bithe merne te pandehur Ilir Meten hajdutin dhe fallsifikstorin
Përgjigju