Prokuroria sekuestron videon e emisionit ku Basha është mundur të shpjegojë pagesat për kompaninë lobuese në SHBA

24 Qershor 2019, 15:25| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 15:50

  • Share

Një dalje publike e Lulzim Basha në një emision televiziv në 8 mars 2018, ka përbërë bazën e akuzës që prokuroria e Tiranës ka ngritur kundër kryedemokratit Lulzim Basha, sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierit të PD Ilir Dervishaj. Kjo video tashmë është sekuestruar dhe pritet jtë përdoret në gjyq si provë, pasi Basha jep një shpjegim mbi mënyrën e pagesës. Sipas prokurorisë së Tiranës subjekti politik, Partia Demokratike, ka mundur të vërtetojë me dokumente konkrete një pagesë prej 75 mijë dollarë në drejtim të Nick Muzin, një lobues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ajo që PD nuk ka arritur të vërtetojë në prokurori është pagesa prej gati 600 mijë dollarë, e cila nuk është bërë nga PD, por nga një kompani "Biniata Trade". Fillimisht kjo kompani ka paguar 150 mijë dollarë. Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA.

Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione. Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg. Konkretisht, nga dokumentet e dorëzuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojnë pagesa direkte nga ana e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 2017 për 625.000 dollare. Partia Demokratike deklaroi ne Shqipëri vetëm 25 mijë dollarë, pra nuk njihet ende origjina e 600 mijë dollarëve që dyshohet të jenë para pa një burim të caktuar origjine.

Një pagesë, prej 150 mijë dollarësh, është bërë në një kompani lobimi në SHBA për llogari të Partisë Demokratike nga kompania guackë "Biniatta Trade" që rezulton në pronësi të dy qytetarëve rusë misteriozë.

Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë. Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive. Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

Në minutën e 5:20 deri në 22:00 kreu i PD, Lulzim Basha mundohet të shpjegojë pagesat për kompaninë lobuese në SHBA

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fahrri Bajg Spiuni: 25/06/2019 16:16

    Tullacët Fevzinj katranë me bojnë!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/06/2019 13:07

    Dokumented kane kohe qe kane ardhur por situata e trazuar politike ka bere qe drejtuesit e prokurorise te sthujne daten mbas votimeve te 30 Qershorit

    Përgjigju
  • KAFOCJERI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 25/06/2019 11:53

    O lyl o dyrdyl ksaj radhe më duket se do kapësh sapunin o lul majmuni. Gjaku i të pa fajshmëve po ti ze syt o lyli dyrdyli

    Përgjigju
  • zjarri: 24/06/2019 18:34

    opaaaaaaaa te zune luliiii

    Përgjigju
  • Irma: 24/06/2019 18:32

    Mos je zito je prokuroria, filloni me kete politikan hajdut e rebel qe vetem flet per krimin e vete I zhytur nga koha në kembe me vjedhje e krime. Duhet te filloje drejtesia në Shqiperi.

    Përgjigju
    • TIRONA: 24/06/2019 20:04

      Deri kur do te tolerohet Sali Berisha,Lulzim Basha,Ilir Meta,Monika Kryemadhi ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?