Bojan Jevtiq, polici i arrestuar sot në Kosovë, është vënë në prana nën dyshimet për veprimtari spiunazhi për llogari te BIA-s serbe.
Arrestimi i Jevtiq është realizuar në orët e para të mëngjesit me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një hetimi disamujor ndërinstitucional të koordinuar nga AKI, IPK dhe PSRK.
Burime të besueshme nga institucionet e sigurisë në Kosovë kanë konfirmuar për KosovaPress se Jevtiq dyshohet se për vite me radhë ka transmetuar dokumente të klasifikuara policore dhe plane operative te zyrtarë të inteligjencës serbe.
Atij i janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), pjesë e së cilës nuk është Kosova, ndërkohë që janë Serbia dhe Rusia.
Sipas burimeve të njëjta, KosovaPress mëson se pas sulmit në Banjskë, Jevtic ka transmetuar plane operative të ndjeshme që lidhen me sigurinë kufitare.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Ndryshe, Bojan Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh, pasi në një periudhë brenda një vitio, ishin arrestuar edhe pesë të dyshuar tjerë. /KosovaPress
Komente
