Ministrja Denaj në Vlorë

Ekonomi

Pronësia industriale/ Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin

12 Prill 2021, 12:35| Përditesimi: 12 Prill 2021, 12:36

  • Share

Që nga muaji korrik 2020 Drejtoria e Pronësisë Intelektuale në Shqipëri është bërë pjesë e E-albania, ku biznesi mund të aplikojë direkt pa qenë nevoja për tu paraqitur fizikisht pranë DPPI.

Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, regjistrimi i markës dhe patentës së një produkti apo biznesi, është një hap shumë i rëndësishëm si një hap i parë në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Këtë deklaratë Denaj e bëri gjatë një takimi informues për biznesin mbi pronësinë industrial të organizuar nga drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në qytetin e Sarandës.    

“Unë do të doja që produkti shqiptar nga #hashtag tek kafeneja, tek kremi i duarve, tek një markë tjetër prodhimi, tek një reçel, të ketë një markë,  e cila jo vetëm thotë emrin e personit që e ka krijuar atë që në momentin që vendosi emrin e biznezit, që buroi nga zemra,  por në vetëvete ka menduar sesi do ta çojë atë jo vetëm tek tregu, por deri tek perceptimi i secilit qytetar që do ta blejë”, u shpreh Ministrja.

 Ndërsa duke iu referuar qytetit të Sarandës, të cilin cdo vit e vizitojnë mijëra turistë, Ministrja Denaj, tha,  se ka një avantazh, ajo preket nga të huajt dhe kjo prekje ndodh në të gjitha produktet.

Drejtore e Përgjithshme e DPPI, Ledina Beqiraj, duke iu  shpjeguar bizneseve  procedurat e regjistrimit, u shpreh se si çdo pronë tjetër, e luajtshme apo e paluajtshme duhet të mbrohet,  sepse nëse ju nuk e mbroni, nuk keni një akt që tregon se jeni mbajtës të saj  dhe atëhere nuk mund të kërkoni mbrapsht  benefitet që vijnë nga mbrojtja.

Shqipëria që prej vitit 1993 është shtet anëtare e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe çdo vit nga kjo organizatë lancohet një slogan i dedikuar. Për këtë vit slogani është “Biznesi tek Pronësia Intelektuale”.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?