Drafti PD-LSI për Kodin Zgjedhor, Yuri Kim: Mori përgjegjësitë e veta! Të gjitha palët t'i qëndrojnë 5 qershorit

28 Shtator 2020, 15:09| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 15:28

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Himara për propozimet e PD-LSI për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ajo është shprehur e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e veta.

Sipas Yuri Kim është e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar. Më tej ajo ka bërë thirrje që të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale.

"Jam e kënaqur që opozita jashtë kuvendit ka marrë përgjegjësitë e saj për të vazhduar përfaqësimin e popullit dhe për të qene e angazhuar.

Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë paratitë të sjellin propozime që janë reale.

Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim.

Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i Natos dhe që kryeson OSBE-në.

5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çdo palë që e ka nënshkruar duhet ti qëndrojë fjalës së dhënë.

Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën kanë përgjegjësinë për të zbatuar 5 qershorin. 5 qershori të nderohet e nëse palët bien dakord përtej 5 qershorit, ne do ti mbëstesim. Po le të presim cfarë do të ndodhë", deklaroi Yuri Kim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 29/09/2020 15:07

    C'jane ato ndertime te shemtuara pas ambasadores,,,edi rama merr masa dhe shkatarroi ato ndertime pa plan urbanistik ne himare,,,turp,,,keshtu do e zhvillojme turizmin ne....????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?